Shqipëria mori 40.800 doza vaksinash AstraZeneca nga mekanizmi 'COVAX', Soreca: I lumtur për të luftuar së bashku pandeminë

Shqipëria mori 40.800 doza vaksinash AstraZeneca nga mekanizmi 'COVAX', Soreca: I lumtur për të luftuar së bashku pandeminë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit "COVAX". Soreca shkruan se BE ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro dhe se kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga 'COVAX' për të luftuar COVID-19. Soreca shprehet se BE mbështetet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi së bashku.

"Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave  përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE  është krenar që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!" shkruan Soreca në Twitter.

Shqipëria mori dje sasinë e radhës të dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit "COVAX".  Në Aeroportin e Rinasit mbërritën 40.800 doza AstraZeneca, teksa në ditët në vijim pritet një tjetër sasi prej 250,000 vaksinash. 

Synimi është që të arrihet objektivi prej 500 mijë persona të vaksinuar deri në fund të majit. Nëpërmjet mekanizmit të "COVAX", Shqipëria ka paguar për 1.140.000  doza nga të cilat kanë mbërritur 38.400 vaksina AstraZeneca.

Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, operatorët turistik punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.  Në total në vendin tonë janë vaksinuar 314.622 persona.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim