Shqipëria mundi 2-0 Poloninë, Marko për ‘5 Pyetjet’: Sylvinho di se çfarë do skuadra! Kapxhiu: Është bërë njësh me lojtarët

TIRANË- Shqipëria triumfoi në përballjen me Poloninë, me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Ernest Gjoka i ftuar në emisionin 5 ‘Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv thotë se kemi tashmë kemi një kombëtare që po luan si e barabartë me ekipe të tjera të mëdha.

“Ekipi shqiptar që na bën krenar. Sa na rrit ne atë suportin për jashtë vendit. Jemi duke luajtur si të barabartë, po bëjmë gjithnjë e më mirë. Kemi një kombëtare si asnjë herë që po luajmë në kampionate të forta. Është fillimi i këtij grupi për të bërë sa më shumë mirë”, tha Gjoka.

Për gazetarin Ilir Bababramo, ish-futbollisti i Kombëtares, Andrea Marko u shpreh se trajneri, Sylvinho di pikat e dobëta të kuqezinjve, si edhe di se çfarë do skuadra.

“Çdo trajner ka vlerën e vet. Duhet vlerësuar. Reja i përket se shkuarës. Sylvihno është i ri ka eksperiencë me ekipe të mira. Në kampionatin e fundit kishte eksperience të rëndësishme për karrierën e tij. Ka ardhur me një besim, krenarie, se tashme jam shqiptar dhe do jem pjese e këtij kombi. Di pikat e dobëta te skuadrës, di çfarë do skuadra. Në karakteristikat ka vlerat e veta. Besoj se duhet te jemi koshient, pasi trajneri matet me rezultate,” u shpreh ai.

Gazetari Andi Kapxhiu vlerëson trajnerin Sylvinho, duke thënë se është bërë njësh me lojtarët. Kapxhiu thotë se krahasuar me një vit më parë, kombëtarja ynë është shumë më ndryshe.

“Një pjesë e mirë e tyre ata kane qene. Së pari po qëndron me kohe te plote nder te paret qe qëndron. Qëndrimi në zyrë nga ora 8 me 4 ke me shume kohe. Është i përfshire. Nuk ka një eksperiencë te madhe dhe për te është një mundësi e madhe. Ai është bërë njësh me ta luan me ta stërvitet me ta. Ka një lojë me sulmuese ka një staf te mire. Dhe dje në konferencë tha se forca e grupit ai tha se janë vete lojtarët.

U bë një kohë e gjatë që nuk kishte një mbrëmje të tillë. Nga 2016 deri më tani kjo ishte një nga ato mbrëmjet perfekte. Kemi një bonus të madh, por është një kombëtare që po merr rezultatin. Nëse e krahasojmë me atë një vit më parë, është një kombëtare shumë më ndryshe” u shpreh ai.

Eksperti Artan Shyti u shpreh se në ndryshim nga Reja, trajneri Sylviho ka krijuar një grup, një ekip të mirë dhe po arrin rezultate.

“Me Rejën nuk e dinim se kush do te luante. Detyra e një menaxherit është te krijojë grupin dhe te mos jetë një plus një deri kur të behën 11 lojtarë. Reja nuk krijoi grup. Sylvinho mori Hasanin dhe e futi ne ekip. Një lojtar kur i jep besim ta shpërblen. Gjermania shkarko trajnerin se nuk u lidhe me lojtarët. Trajneri nuk duhet te jete me shume se dyfishi i moshës së lojtarit më të vjetër,” u shpreh Shyti.

Ndërkohë, ish-futbollisti i kombëtares, Eduart Abazi thotë se ne nuk i kemi bërë detyrat e shtëpisë.

“Nga ana teknike, ky futboll erdhi nga një grup të rinjsh që donin kampion, nga një strukturë e ndërtuar në futbollin shqiptar. S’kemi arritur të bëjmë një staf teknik si duhet shqiptar. Ne nuk i kemi bërë punët e shtëpisë. Kemi trajneri në Shqipëri, nuk u japim shanset, kushtet. Grupmoshat nuk kanë kushte, këta djemtë nuk kanë të ardhme, nuk kanë siguri, nuk rriten me projekte me kulturën sportive”, tha Abazi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë