Shqiperia ne duart e Enverit
R.Elsie sjell fotot e panjohura

Shqiperia ne duart e Enverit<br />R.Elsie sjell fotot e panjohura
TIRANE- Dy koleksione të mrekullueshme fotografish, sapo japë publikuar nga albanologu Robert Elsie dhe i përkasin një periudhe mjaft të rëndësishme historike të Shqipërisë.

Autori i tyre është Vandeleur Robinson, një shkrimtar e ushtarak anglez, djali i një koloneli, i cili i realizoi këto foto në dy kohë të ndryshme. Koleksioni parë me foto mjaft të bukura, e kurioze i takon vitit 1939 dhe përmban 30 fotografi, të fiksuara në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku bien në sy imazhe të Tiranës dhe veçanërisht festimet e ditëlindjes së mbretit Zog.

Ndërsa albumi i dytë me foto nga viti 1944 dhe 1945 është një koleksion i rrallë, pasi përmban imazhe që asnjë i huaj nuk mundi t’i realizonte për shkak të izolimit të plotë të vendit menjëherë pasi në pushtet, me mbylljen e luftës, u ngjitën komunistët dhe Enver Hoxha. Robinson i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë në këtë periudhë, sidomos në jug të vendit. Ai ka fiksuar me aparatin e tij ngjarje e vende të rëndësishme, si: “Kongresi i Beratit” me 22 tetor 1944, ku spikat Enver Hoxha në dy tre foto të kësaj dite, mandej “Qeveria e re” në Tiranë me 28 nëntor 1944...ndërsa në një foto shfaqet Myslim Peza dhe Haxhi Lleshi në pritjen e Vitit të Ri të misionit britanik në Hotel ‘Dajti’ në Tiranë, 1 janar 1945. Po në janar 1945 në një foto shfaqet Enver Hoxha dhe Omer Nishani në Tiranë... Mjaft interesante është pamja e Xhamisë së Sulejman Pashës e kthyer në gërmadhë, apo fëmijët që marshojnë para ndërtesës së Universitetit të tanishëm të Arteve në Tiranë, apo në bulevardin kryesor në mars 1945. Më tej dy foto të kongresit të Rinisë në Tiranë me 16 prill 1945, dhe disa pamje të qyteteve të jugut, si Lushnja, Berati, Gjirokastra, Vlora, Saranda, etj. Po cila ishte historia e tij shqiptare, si mbërriti këtu, si u njoh dhe u martua me Sara Blloshmin...Të gjitha këto i rrëfen Robert Elsie në një shkrim njohës për fotografin Robinson dhe koleksionet e tij të fotove të rralla që është botuar në suplementin RILNDASI.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë