Shqipëria në Euro2024/ Eksperti i ekonomisë Çoçoli tregon sa fiton vendi ynë nga ndeshjet, rritja në turizëm dhe shpërblimet e UEFA-s (TABELA)

Organizmi i një kampionati europian nuk sjell fitime vetëm për vendin organizator, por për të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Shqipëria këtë vit merr pjesë në Kampionatin Europian 2024 i cili po zhvillohet në Gjermani dhe ndeshjen e saj të parë e pati me Italinë fqinje.

Por, çfarë përfiton Shqipëria nga pjesëmarrja në Kampionatin Europian 2024?

Përgjigjen për këtë e ka dhënë eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, për Report Tv.

Fillimisht Çoçoli tregoi se vetëm për faktin që është kualifikuar në këtë europian, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë nga UEFA 9.25 milionë euro, më shumë se 8 vite më parë, ku mori 4.92 milion euro.

“Federata Shqiptare e Futbollit merr dyfishin e parave që ka marr më parë. 8 vite më parë ka marr 5 milionë euro. Ky është fondi i UEFA, jo vetëm për federatën, sepse janë 24 dhe ndahen në mënyrë të barabartë, pavarësisht rezultatit. Janë të tjera bonuset,. Kjo është vetëm se morën pjesë dhe u kualifikuan, pra shuma është 9.25 milionë euro dhe nuk është pak për federatën tonë. Me kaq para më shumë edhe vet qeveria ndikohet që ta ndihmojë më shumë”, tha ai.

1718720701_tabela1.jpg

Kjo tabelë është publikuar në “Sot LIve në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, për Report Tv

Eksperti i ekonomisë shtoi se vetëm në vitin e parë pas Kampionatit Europian të vitit 2016, Shqipëria fitoi 16.5 milionë euro nga rritja e numrit të tursitëve të huaj. Sipas tij, pas atij kampionati në Shqipëri erdhën më shumë se 6 mijë turistë shtesë, vetëm francezë

"Sa kemi marrë ne si ekonomi? Rreth 5 milion ishte ai fond i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga prezantimi i Shqipërisë në Francë, prezantim sportiv flas, vetëm nga të dhënat e operatorëve turistik, për gjysmën e dy të vitit sepse u bë në qershor dhe në atë kohë para 8 vitesh, nga mesi i vitit 2016 dhe deri në mesin e 2017, më shumë se 6 mijë turistë shtesë vetëm francezë.

25 mijë gjermane mendohet që të vijnë nga kjo verë, shtesë flas se ndërkohë prenotimet janë bërë nëpërmjet reklamimit të Shqipërisë sportive, por ndërkohë që është një Shqipëri shumë e paqtë. Është një Shqipëri shumë qytetare. Është një ndër tifozeritë që është paraqitur më denjësisht në 24 tifozeritë në Gjermani”,- deklaroi Çoçoli.

1718720798_tabela2france.jpg

Kjo tabelë është publikuar në “Sot LIve në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, për Report Tv

Ndërsa nga pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro2024, në turizëm Shqipëria pritet të ketë një rritje me 25 mijë turistë gjermanë, porpos atyre që kanë rezervuar para nisjes së kampionatit, e konvertuar kjo në 58 milionë euro të ardhura.

“Ke 25 mijë turistë që pritet të vijën turistë gjermanë të rinj që pritet të vijnë gjatë këtij viti që nga korriku dhe gushti. Përfshihen paratë që ata harxhojnë për Shqipërinë në Shqipëri. Turistët gjermanë janë ata që shpenzojnë më shumë, renditen të tretët në botë. Janë ata që udhëtojnë më shumë në botë. 60 përqind e kobit të tyre 60 milionësh, i thonë 36 milion gjermanë që qarkullojnë përgjatë një viti kudo në botë. Renditen të tretë në botë që harxhojnë”,- theksoi Çoçoli.  

1718720862_tabela3gjermani.jpg

Kjo tabelë është publikuar në “Sot LIve në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, për Report Tv

Shpërblimet e UEFA-s për Shqipërinë, 8 vite më parë, ishin vetëm 600 mijë euro nga fitorja e Kombëtares me Rumaninë, ndërsa këtë vit priten deri në 1 milion euro për një fitore.

“Tetë vite përpara ishin 300 mijë euro barazimi dhe morën 600 mijë nga fitorja ndeshjen me Rumaninë.

Ndërkohë sot do të marrim gjysmë milioni euro deri në një milion euro me një fitore janë të gjitha”,- sqaroi eksperti.

1718721033_2024.jpg

Kjo tabelë është publikuar në “Sot LIve në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, për Report Tv

Ndërsa nga një përllogaritje përgjithshme e shpenzimeve dhe fitimeve të Kombëtares dhe tifozëve shqiptarë në Euro2016, rezulton se shpenzuam 12.5 milionë euro dhe fituam 22.3 milion euro, ndërsa në Euro2024 llogaritet që kemi shpenzuar rreth 33 milion euro dhe se pritet të fitojmë deri në 67.8 milion euro.

“Kemi lënë 12.5 milionë euro dhe kemi fituar FSHF+turizëm 22.3 milion euro.

Çfarë do fitojmë tani?

33 milion euro kemi lënë vetëm nga shqiptarët që i janë larguar Shqipërisë, ndërkohë që sa do fitojmë, shifra është shumë e lartë.

Të paktën 8 deri në 9 milion euro në konsum të rritur, 67.8 milion euro vijën më shumë. Në xhepin e FSHF-së që mund të jenë diku aty në 12 milion euro, duke shpresuar për një barazim dhe për një fitore vetëm për fazën e kualifikueseve”,-deklaroi Çoçoli.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Trump lirohet nga akuza, Grenell: Radha është te Hashim Thaçi

Trump lirohet nga akuza, Grenell: Radha është te Hashim Thaçi