Shqipëria është përfshirë nga vatra të shumta zjarri nga veriu në jug, ndërsa janë djegur mijëra hektarë pyje.
Në Vlorë rrezikohet parku i Llogarasë, në Elbasan depoja e ujit dhe banesat, në Mallakastër gjendja është e vështirë në fshatin Metoh, ndërsa në veri në Mat dhe në Has ka disa vatra zjarri.
“Situatë është thuajse e paprecedente”, kështu e cilëson Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjendjen në vend.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook, Kodheli thotë se më i tmerrshëm është fakti që këto zjarre, sipas saj janë, të qëllimshëm.
Postimi i Kodhelit në facebook:
Situatë thuajse e paprecedentë nga veriu në jug për shkak të zjarreve. Por më të tmerrshëm e bën fakti që janë të qëllimshëm. Megjithatë FA janë të pranishme kudo, që nga #Llogoraja, #Palasa, #Dukati, #Dajti e deri në #Velipojë.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!
Forcat e Armatosura në Elbasan, Vlorë dhe Dajt
Forcat e Armatosura të Republikës vijojnë të jenë të angazhuara në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa qarqe të vendit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që prej ditës së djeshme 100 forca dhe 5 zjarrfikëse janë të angazhuara në fshatin Dukat.
Operacioni vijon dhe aktualisht po punohet me efektivë të DMR-së dhe B3K në Poshnje.
Deri tani nga efektivët e FA është izoluar zjarri në një sipërfaqe prej 30-40 ha.
Ndërkohë në Elbasan janë angazhuar 50 forca, në Dajt 40 forca dhe mjete zjarrfikëse.
Janë në gatishmëri 50 forca ne Bunavi te Vlorës, 50 forca në Burrel për Dibrën dhe 30 forca në Tiranë.
[gallery]23344[/gallery]
Elbasan, digjet Krasta, në rrezik depoja e ujit e banesat
Zjarri rrezikon që të lerë qytetin pa ujë të pijshëm dhe të djegë banesat në zonën përreth Krastës.
Zjarri vijon që të jetë aktiv dhe me përmasa shumë të mëdha prej mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa flakët janë përhapur deri në kodër duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëses.
Në terren janë forca të zjarrfikës dhe të ushtrisë, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, ndërsa shpresa e vetme është fikja me helikopter.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan disa zjarrfikëse të Elbasanit dhe qyteteve fqinjë, por terreni i thyer nuk ka lejuar që ata të arrijnë të shuajnë zjarrin.
“Po afrohen flakët” kryeplaku i fshatit në Mallakastër jep alarmin
Prej dy ditësh në pyllin e fshatit Metoh vijojnë që të jenë aktive disa vara zjarri, ndërsa në rrezik serioz janë banesat pranë, pasi flakët po u afrohen me shpejtësi për shkak të erës.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, kryeplaku i fshatit Riza Carku shprehet se gjendja është mjaft e vështirë, ndërsa zjarrfikësja vijon luftën me flakët.
Edhe gjatë lidhjes telefonike me Report Tv, kryeplaku i fshatit theksoi se flakët po u rrezikonin jetën atij dhe zjarrfikësve, pasi favorizohet nga era.
“Zjarrfikësit vijojnë punën për mbi tre orë. Situata është jashtë kontrollit. Tani po fryn edhe erë dhe flakët po përhapen me shpejtësi.
Njerëzit nuk rrezikohen nga zjarri, zjarrfikësja po bën cdo gjë, por është shumë e vështirë që të fiket zjarri. Janë 150 ha me pisha që janë djegur. Nuk besoj të ketë viktima, pasi i kemi numëruar banorët e fshatit. Ika unë se po më afrohen flakët” tha Riza Carku.
Vatra të tjera zjarri në vend, flakët përfshijnë pyjet e Matit
Vazhdojnë të shënohen vatra të reja zjarri në vend. Pyjet e Matit janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ku aktualisht regjistrohen katër vatra aktive në malet jugore të Matit.
Ndërsa dy vatra të tjera zjarri kanë përfshirë masivin pyjorë me Ah, në malin e Gurrës në Bashkinë e Klosit.
Sipërfaqja e tyre nuk është e madhe, por flakët mund të përhapen shpejt të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta.
Drejtori i shërbimit pyjorë në Bashkinë Klos, Jetmir Reçi, tha se punonjësit e bashkisë po i vënë nën kontroll vatrat.
Një tjetër vatër aktive zjarri ka përfshirë malin e fshatit Frankth, në njësinë administrative Komsi në bashkinë e Matit.
200 trupa të FA në luftë me flakët në Llogara, Leli: Nuk rrezikohen banesat
Prej dy ditësh vijon zjarri në Llogara. Digjen dhjetëra hektarë pyje dhe shkurre në zonën e Dukatit, ndërsa rrezikohet Parku i Llogorasë.
I gjithë reparti i zjarrfikës, FA dhe helikopteri nga ajri vijojnë luftën për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Forcave zjarrfikëse i është dashur të ecin për rreth një orë me këmbë që të shkojnë në vatrat e zjarrit.
Por zjarri i madh nuk është vënë dot në kontroll kështu në gatishmëri janë vënë edhe forcat e ushtrisë gjatë orëve të vona të natës.
Ndërsa gjatë ditës së sotme zjarri në Parkun e Dajtit rrezikoi edhe Teleferikun, repartin e Gardës dhe Antenat
[gallery]23343[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO