Shqipëria, me peizazhet e saj të egra dhe të paprekura, është bërë një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë. Në një reportazh për The Independent, gazetarja britanike Laura Sanders nis shkrimin e saj duke përshkruar bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, ku karsti dramatik gëlqeror dhe pyjet e dendura të ahut krijojnë një atmosferë që të kujton Andet Peruviane.
Vetëm tre orë fluturim nga Mbretëria e Bashkuar, këto luginat e thella ofrojnë një detoksifikim të vërtetë nga jeta moderne. Me kulla të vjetra që qëndrojnë ende në fshatrat e veriut, udhëtari ndien se koha ka ndalur, një ndjesi që dikur e përshkroi edhe shkrimtarja viktoriane Edith Durham në librin e saj High Albania.
Valët e të nxehtit dhe zjarret pyjore kanë bërë që turistët të kërkojnë destinacione malore për pushimet e tyre, sipas medias britanike “Independent”. Ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë disa prej vendeve më të mira në Evropë për të eksploruar malet gjatë verës, larg sezonit të skive.
Me temperaturat e larta që kanë përfshirë Evropën këtë verë, pushimet në vende të freskëta dhe udhëtimet për ecje në natyrë, janë bërë gjithnjë e më të kërkuara. Destinacionet malore evropiane po kryesojnë listat e turistëve që duan t’i shpëtojnë valëve të vazhdueshme të të nxehtit.
Ndërsa turistët përballen me radhë të gjata në Dolomite, madje edhe për të blerë ëmbëlsira, vëmendja po zhvendoset drejt destinacioneve të tjera malore në Portugali, Shqipëri dhe Gjermani, të cilat ofrojnë mundësi të shkëlqyera për ecje dhe eksplorim edhe jashtë sezonit të skive.
Nga shtigjet e përshtatshme për një numër më të madh vizitorësh në Madeira, te strehat malore në Alpet franceze, ekspertët kanë përzgjedhur disa nga destinacionet malore evropiane për vitin 2026.
Edhe pse Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet si destinacion bregdetar, sipas autores Laura Sanders, bukuria e vërtetë e vendit gjendet në Bjeshkët e Nemuna.
Lugina të rrethuara nga ferma, kullota të larta për bagëtitë dhe pyje pothuajse të paprekura krijojnë një peizazh spektakolar. Sipas artikullit, rreth 75% e territorit të Shqipërisë përbëhet nga peizazhe malore dhe natyrore të larmishme. Sanders e përshkruan si magjike përvojën e zgjimit me pamjen e Bjeshkëve të Nemuna në njërën anë dhe kufirit me Malin e Zi në anën tjetër.
Ajo rekomandon udhëtimet e gjata dhe eksplorimin e zonës përmes ecjes, çiklizmit dhe vozitjes, pasi kjo mënyrë u mundëson vizitorëve të njohin më mirë natyrën dhe jetën lokale. Sipas saj, me rritjen e turizmit, sfida është që Shqipëria të ruajë karakterin e saj të egër dhe natyror./ The Indepedent










Komente
Komento