Shqipëria në Kanë me kineastin e ri, Erenik Beqirin

Shqipëria në Kanë me kineastin e ri, Erenik Beqirin

Foto nga filmi

Regjisori  Erenik Beqiri i është bashkuar Festivalit të Kanës. Si rrallëherë një artist i ri shqiptar arrin, që me filmin e tij, “Furgoni” të lërë pas 4240 realizime të kinematografisë ndërkombëtare edhe të përzgjidhet mes tyre, si një ndër 11 më të mirët. Kineasti ka bërë të mundur, që filmi shqip të prekte për herë të parë kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Kanës në edicionin e saj të 72-të.

Subjekti i filmit me metrazh të shkurtër “Furgoni” ka në qendër historinë e një djali të ri, i cili rend në kërkim të lirisë së tij. Për këtë i riu merr rrugën si refugjat. Por, për të s’do të jetë e lehtë për djaloshin, i cili për t’u larguar nga Shqipëria do t’i duhet të përfshihet në një ndeshje jo të zakontë. E kjo ndeshje “boksi” zhvillohet në një furgon, derisa në fund të udhëtimit zbulohet se kush ka fituar. Në role kryesorë në këtë film (prodhim shqiptaro-francez) luajnë aktorët: Phenix Brossard, Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj.

Shqipëria në Festivalin e Kanës

Filmi “The Great Warrior Skanderbeg”, me regji të Sergei Yutkevich bashkëpunim i Shqipërisë edhe Bashkimit Sovjetik, kandidat për "Grand Prize", por që fitoi "International Prize" dhe "Special Mention" për regjinë në Festivalin e Filmit në Kanë, në vitin 1952.

Ndërsa, “Sllogans” i Gjergj Xhuvanit, u vlerësua me “Prix de la Jeunesse du film étranger” (2001).

Edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit, deri në 25 maj

Filmi "Të vdekurit s‘vdesin" (The Dead don’t die) m regji të Jim Jarmusch çeli Festivalin e Kanës. Ndërsa, president i jurisë është përzgjedhur regjisori Alejandro Gonzalez Inarritu, fitues i çmimit “Oskar” me filmat "Kthimi" dhe "Birdman". Ndërsa, anëtarët e tjerë janë; aktorja Elle Fanning, aktorja Maimouna N'Diaye, regjisori Kelly Reichard, regjisori Pawel Pawlikowski, skenaristi Enki Bilal, regjisori Robin Cambillo, autorja Alice Rohrëacher dhe autori Yorgos Lanthimos.

Në garë për “Palmën e Artë” janë 21 filma. Mes tyre; "The Dead Don't Die" i Jim Jarmusch-it, "Douleur et gloire" i Pedro Almodovar-it, "Il Traditore" i Marco Bellochio-it etj. Festivali zgjat deri në datë 25 maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut