“Emili”, një rrëfim për pasojat e dhunës! Me regji të Ajola Dajës, filmi premierë sjell në ekran Arta Dobroshin

Dhuna në familje, raportet mes dy grave të një shtëpie dhe pasojat e dhunës janë në qendër të filmit “Emili” me skenar dhe regji të Ajola Dajës, të shfaqur premierë mbrëmjen e së enjtes në kinema “Millennium” në Tiranë.

Për regjisoren  Ajola Daja, ky film është më domethënësi për të.

"Ky film është dhe regjia ime e parë, pavarësisht se nuk ka qenë skenari im i parë i gjatë. ‘Emili’ është një histori shumë tronditëse që kisha nevojë ta tregoja.”, - thotë Daja.

Ndërkohë, realizimi i tij nuk ishte aspak i lehtë.

“Është e vështirë të gjesh mbështetjen, të gjesh besimin te njerëzit që shumicën e rasteve janë skeptikë, por mendoj se gjerat po ndryshojnë për mirë. Ka pasur vështirësi me patjetër se filmi ka përfunduar xhirimet në 2018-ën por më në fund u mbyll dhe jam tmerrësisht e lumtur.”, - tregon regjisorja.

Filmi sjell në ekran një kastë të njohur aktorësh shqiptarë, si: Arta Dobroshi në rolin e Emilit, Luiza Xhuvani, vjehrra e saj në film apo Lulzim Zeqja, në rolin e bashkëshortit dhunues. Aktorja Arta Dobroshi vjen në këtë film edhe si bashkëproducente. Për “Report TV”, ajo thotw se fillimisht ka pëlqyer skenarin e filmit dhe më pas është bërë pjesë e projektit.

“E kemi bërë me shumë shpirt. Kemi punuar gjithë ekipi me zemër dhe po gëzohemi shumë për sonte. Çfarë më ka tërhequr është skenari: është tema e një femre, e një ngjarjeje që ka shumë peripeci, por më është dukur e fuqishme. “, -  shprehet Dobroshi.

“Emili” është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë e filmave independentë dhe është realizuar me një buxhet minimal.

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033