Shqipëria mund të përfshihet zyrtarisht në krizën e emigrantëve që ka goditur Evropën. Dy ministrat e qeverisë shqiptare, ai i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të marrin pjesë në një takim që do zhvillohet të mërkurën në Vjenë të Austrisë.
Në këtë takim, ku tema kryesore do të jetë kriza e emigrantëve, do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përveç masave për kontrollin e kufijve një tjetër pikë është dhe rishpërndarja e emigrantëve, nisur dhe nga kontrollet që kanë vënë disa shtete të Ballkanit.
Ky takim mbahet një ditë para samitit të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel. Aktualisht, Austria ka kufizuar hyrjen për emigrantët, duke lejuar vetëm 80 në ditë, masë kjo për mbrojtjen e kufijve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com