Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin, merr rolin si vendi i nderit për vitin 2025

Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin, merr rolin si vendi i nderit për vitin 2025

Me sloganin ‘Albania All Senses', Shqipëria do të jetë sërish pjesë e panairit më të madh në botë të turizmit, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani.

Në këtë panair, vendi ynë do të prezantohet me pjesëmarrjen e 26 turoperatorëve privatë dhe shtatë bashkive turistike që do të prezantojnë ofertat dhe potencialet e tyre në Berlin.

E pranishme do të jetë edhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila e ka quajtur një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë dhe përgatitje për vitin 2025, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht ”Vendi i Nderit” në ITB Berlin, duke përfituar nga një program 1-vjeçar promovimi.

“Përfaqësimi i Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, përmes një prezantimi dinjitoz ku gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars do të jemi bashkë me sektorin privat, për të paraqitur më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit në ITB BERLIN 2025”, është shprehur Kumbaro në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe spotin zyrtar të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit do të ketë një sërë takimesh dhe aktivitetesh, ku përfshihet nënshkrimi i marrëveshjes zyrtare me ITB Berlin për të qenë “Vendi i Nderit” në vitin 2025, nënshkrimi i marrëveshjes me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili për organizimin e takimit të 70 të Komisionit për Europën të UNWTO në Tiranë, pjesëmarrje në panelin e diskutimit “Quo Vadis, destinacionet rurale?”, apo takime me homologë si ai me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë Mehmet Nuri Ersoy.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi që nis ditën e nesërme, do të jenë edhe bashkitë Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Përmet dhe Tepelenë të cilat do të prezantojnë  programet e tyre  të dedikuara të promovimit. ITB Berlin operon sukesshëm prej vitit 1966 duke qenë panairi më i madh në botë i Turizmit në botë.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi