Shqipëria në rrugën drejt BE/ Shefja e KE Von der Leyen të mërkurën në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn! Fjalim dhe te Kolegji Europian

Shqipëria në rrugën drejt BE/ Shefja e KE Von der Leyen të mërkurën  në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn! Fjalim dhe te Kolegji Europian

Kryeministri Edi Rama dhe shefja e KE, Ursula von der Leyen

Tiranë- Të mërkurën e 23 Tetorit, Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do të nis një tur vizitash në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Takimin e parë zyrtarja e lartë e BE-së e zhvillon me kryeministrin Edi Rama, ndërsa një fjalë përshëndetëse do ta mbaje në Kolegjin Europian të Tiranës, e më pas do te bisedoje me Presidentin Bajram Begaj.

Von Der Leyn do të vijojë turin e saj në Maqedoninë e Veriut, më pas në Bosnjë Herzegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të zi.

E sapo rizgjedhur për një mandat të ri pesëvjeçar, shefja e KE ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionere, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

Vizita e presidentes Von der Leyen ka në fokus integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian.

Shqipëria u shkëput nga Maqedonia e Veriut, pasi hapi të martën e 15 Tetorit edhe grup-kapitullin e parë të negociatave që lidhen me drejtësinë, gjyqësorin, funksionimin e institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reformen e administratës publike.

Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave për Shqipërinë.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë