Shqipëria nis epokën "Elbasan
Arena" me barazim me danezët

Shqipëria nis epokën Arena" me barazim me danezët">
Shqipëria nis epokën “Elbasan Arena” me barazim me Danimarkën me rezultatin 1-1 duke ndarë vendin e parë në grup me danezët edhe pas ndeshjes së dytë eliminatore të kampionatit Evropian të 2016.

Kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi zhvilluan një lojë të mirë duke qenë shumë pranë fitores, pas golit të pjesës së parë me Lenjanin, por danezët barazuan në minutat e fundit duke konkretizuar me Lasse Vibe duke marrë një pikë.
lenjani
90’ e ndeshjes u zhvilluan në një atmosferë mjaft emocionuese të krijuar nga 12.500 spektatorë që kishin mbushur shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Të pranishëm në stadium ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit e Sportit, Lindita Nikolla.
lenjani
Kreu i ekzekutivit ka motivuar ekipin gjatë gjithë ndeshjes me statuse në Facebook duke kërkuar mbështetje maksimale nga të gjithë tifozët. Ndërsa në fund thekson se “Gjynah të barazosh ndeshjen që e ke në dorë po sidoqoftë respekt ‎kuqezinjve për një tjetër rezultat të pazakonshëm” shprehet kryeministri.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Basha po përmes rrjetit social Facebook shkruan “Krenarë për Kombëtaren Kuqezi, brezi i ri është shpresa jonë”.


Pjesa e dytë Shqipëri - Danimarkë 1-1
Pjesa e dytë nis në sulm për Danimarkën, teksa trajneri Morten Olsen karikoi në maksimum ekipi e tij në dhomat e zhveshjes për kthimin e rezultatit të ndeshjes duke mos u pajtuar me humbjen. Aksionet e shpejta të “nordikëve” vendosin në vështirësi portierin Berisha që i falet shtyllës në minutën e 55’ dhe kapitenit Lorik Cana që largon topin me shpejtësi.

3’ më pas është Shqipëria përsëri me Lenjanin realizon një aksion të shpejtë nga e majta duke sjellë një harkim të bukur në zonë për sulmuesin shkodran Bekim Bala, por ky i fundit ngatërrohet me Andi Lilën duke mos devijuar saktësisht topin në kuadrat. Kuqezinjtë me avantazhin e pjesës së parë kërkojnë që të ulin rimtin e lojës dhe nervozuar kundërshtarin.
stadiumi
E ndërsa Olsen nuk ngrihet nga bankina për të udhëzuar të tijët, De Biasi qëndron gjatë gjithë në koherencë duke mos kursyer edhe kritikat për Lilën, apo Agolin për ndonjë top të humbur në mesfushë.

Të vendosur të gjithë në mbrojtje të rezultatit kuqezinjtë rrezikojnë vetëm me kundërsulme, të tillin e rradhës e realizon, më i miri i ndeshjes, Lenjani, i cili në të 73’ ishte pranë shënimit të golit të dytë pas një aksioni individual, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Portieri danez ishte i mundur, vetëm fati e shpëtoi.

E ndërsa loja u fut në 10’ e fundit dhe kuqezinjtë po i gëzoheshin fitores, Danimarka ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit duke shënuar golin e barazimit me Lasse Vibe në të 81’. Bendter ishte regjisori i golit të barazimit, sulmuesi kaloi dy mbrojtës kuqezi me një triblim, të cilët e rrëzuan në zonë,
shqiperia
arbitri Kassai lejoi vazhdimin e lojës, pasi topi përfundoi në këmbët e Lasse Vibe, i cili nuk e kishte të vështirë që të dërgonte topin në rrjetë dhe vendosur barazpeshën në “Elbasan Arena”.  Barazimi hutoi ekipin e drejtuar nga De Biasi që mund të kishte pësuar edhe golin e dytë me Bendter, i cili tentoi që të shënoi me një roveshtë, por topi përfundoi mbi kuadrat.

Pjesa e parë, Shqipëri-Danimarkë 1-0
Shqipëria e ka nisur mjaft mirë pjesën e parë të ndeshjes duke u zhvendosur e gjitha në sulm për të befasuar që në minutat e parë. Në të 3’ Shqipëria pretendon pas një aksioni të shpejtë me Lenjanin një 11-metërsh pas rrëzimit në zonë, por arbitri Kassai vazhdoi lojën.
lenjani
Por Danimarka merr shumë shpejt frenat e lojës në dorë duke kontrolluar mesfushën, madje në të 19’ Polsen pas një inkursioni të shpejtë gjuan nga distanca, por topi përfundon mbi kuadratin e mbrojtur nga Berisha.
lenjani
Për të goditur portën Shqipëria mendon në minutën e 31 me mesfushorin Taulant Xhaka, i cili lëshoi  një predhë nga jashtë zone në drejtim të portës daneze, por ‘gardiani’ kundërshtar e zotëroi me qetësi.
lenjani
Pas disa minutave qetësi, mendon Ermir Lenjani për golin duke ngritur në peshë stadiumin “Elbasan Arena”. Mesfushori Ermir Lenjani pas një inkursioni personal nga mesfusha gjuan fuqishëm nga jashtë zone duke mposhtur portierin dhe kaluar kuqezinjtë në avantazh në minutën e 38.
stadiumi
Në minutat e mbetura të pjesës së parë të ndeshjes Danimarka tentoi me anë të dy sulmeve për të barazuar, por ‘shqiponjat’ e De Biasit kishin edhe një tjetër mundësi për të realizuar golin e dytë, teksa mbrojtja mike po kalonte një moment çorientimi pas golit të avantazhit nga Shqipëria.
lenjani
Pas 45’ gjyqtari Kassai ka vërshëllyer duke dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me kryeministrin Rama që shkruan në Facebook “Të gjithë në këmbë për të përcjellë me brohoritje në dhomat e zhveshjes fituesit e pjesës së parë”.

Starti i ndeshjes
Ka nisur super sfida Shqipëri – Danimarkë në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biasi do të kërkojnë një debutim me fitore përballë 12.500 spektatorësh në impiantin e sapo ndërtuar për ta nisur me këmbën e mbarë epokën e stadiumit të ri kombëtar në Elbasan.
shqiperia
Nën një atmosferë inkandeshtene dhe emocione të papërshkueshme nga vargjet e himnit kombëtar, gjyqtari Viktor Kassari ka vërshëllyer për të sinjalizuar fillimin e sfidës. Shqipëria do të kërkojë fitoren e dytë përballë Danimarkës pas plot 51 vitesh mungesë, teksa aktualisht ndan vendin e parë në grupin ‘I’ për eliminatoret e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë më 2016.

Në formacionin shqiptar nuk ka shumë ndryshime, teksa pas shumë dilemash, italiani ka vendosur t’i besojë vendin e titullarit heroit të Portugalisë, Bekim Bala duke ulur në stol Cikalleshin. Ndërsa në krahun tjetër Kajer nis ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa vëmendja do të jetë e gjitha te Eriksen, i cili është ylli i ekipi “nordik”. 
rama
Theksojmë që të pranishëm sonte në stadium, në tribunën VIP ndodhet kryeministri Rama, por edhe shumë personalitete të politikës, sportit dhe artit në mbështetje të luftëtarëve kuqezinj në një sfidë që vendos shumë për grupin.

Reagimet
 
De Biasi dhe Cana të zhgënjyer, Lenjani: Goli për familjen
 
Pas ndeshjes trajneri De Biasi u shpreh mjaft i zhgënjyer me barazimin përballë Danimarkës. “E kishim lojën dhe rezultatin e ndeshjes në dorë dhe duhet të kishim fituar. Duhet që të kishim shmangur golin e barazimit në fund. Ekipi shfaqi shenja lodhje, të cilat na penalizuan në fund.

Tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen me Serbinë” deklaroi trajneri italian që drejton kombëtaren kuqezi. Edhe kapiteni Lorik Cana nuk e kapërdiu dot barazimin në ‘Elbasan Arena’. “Ishim të lodhur, kjo na penalizoi shumë.

Por duhet që të jemi të kënaqur edhe për këtë rezultat, pasi një pikë me Danimarkën nuk është pak. Përsa i përket ndeshjes në Serbi, jemi të ndërgjegjshëm që na pret një sfidë e nxehtë, kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv”tha ai. Heroi i takimit, Ermir Lenjani u shpreh se golin ia dedikon familjes për mbështetjen në cdo hap.




Formacioni
Shqipëria                  Danimarka
 
Etrit Berisha                        Kasper Schmeichel
Elseid Hysaj                        Simon Kjaer
Lorik Cana                          Nicolai Boilesen
Ansi Agolli                           Peter Ankersen
Mergim Mavraj                    Andreas Bjelland
Ermir Lenjani                       William Kvist
Edmond Kapllani                Michael Krohn-Dehli
Taulant Xhaka                     Pierre-Emil Hoejbjerg
Amir Abrashi                       Christian Eriksen
Valdet Rama                       Martin Braithëaite
Bekim Balaj                         Nicklas Bendtner
 
Tr. De Biasi                       Tr. Morten Olsen
 
 
Gjyqtar Viktor Kassai

Rama: Stadiumi, imazh që befason

Ashtu sikur pritej ka mbërritur në “Elbasan Arena” edhe kryeministri Edi Rama. Në hyre gazetarët i kanë shkëputur edhe një prononcim para fillimit të ndeshjes, ku kreu i ekzekutivit ka kujtuar edhe njëherë që do të ndërtohet edhe një tjetër stadium. ““Elbasan Arena” shtëpia e dytë e Kombëtares shqiptare.

Do ndërtojmë stadium të ri, pas rikonstruksionit të “Loro Boriçit”. Stadiumi është një imazh që befason, aq sa danezët do të ndihen si në shtëpinë e tyre, nuk dua të ndihmoj Danimarkën duke thënë këtë gjë” e mbylli Rama.

Statistikat, Danimarka dhe De Biasi

Shqipëria është ndeshur plot 8 herë me Danimarkën, ndërsa ka fituar vetëm një herë në më 30.10.1963, me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga i madhi Pano. Ndërsa ka marrë edhe një barazim 9 shtator të vitit 2009 në ‘Qemal Stafa’ 1:1, teksa 6 ndeshje i ka humbur. Historia flet për kundërshtarët, por momenti flet për kuqezinjtë.
 
Trajneri italian Gianni De Biasi drejton Shqipërinë për herë të 24 brenda 3 viteve që është në krye të kombëtares kuqezi. Tekniku ka një bilanc pozitiv, teksa regjistron 10 fitore, 9 barazime dhe vetëm 5 humbje, bilanci i golave 26-19. Ecuria është mjaft shpresëdhënëse për të ardhmen.


Serbia barazon në Armeni
Armenia ka humbur një shans shumë të mirë për të fituar në shtëpi me Serbinë, pasi është ndaluar në një barazim 1-1 në minutën e fundit.
serbia
Vendasit nuk e kanë shfrytëzuar si duhet mundësinë për të fituar, pasi përpos faktit që kaluan të parët në avantazh me Arzumanyan humbën edhe një penallti, ndërsa në fund ballkanasit barazuan me Zoran Tosic duke marrë pikën e parë në ndeshjen e parë, ndërsa Armenia pikën e parë në ndeshjen e dytë, pasi të parën e humbi me Danimarkën.

Grupi I   
Danimarka  2   4 Pikë
Shqipëria    2   4
Serbia        1   1
Armenia     2   1
Portugalia   1   0





d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji