Shqipëria nis garat në Lojërat Olimpike/ Petrov shkëlqen në baderinë e tij, por ngel jashtë finales! Nesër rradha e xhudistit Çullhaj

Shqipëria e ka nisur me një paraqitje dinjitoze pjesmarrjen në Lojrat Olimpike ku rusi i natyralizuar Matvei Petrov fitoi baterinë e tretë të divizionit të dytë në kategorinë e kalit me doreza, por fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej në finale. Petrov në përfundim të të gjithë baterive u rendit në vendin e 10, ndërsa vetëm 8 të parët kualifikoheshin në finale.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë do të garojë në xhudo Indrit Çuhllaj. Sportisti shqiptar është renditur i katërti në botë, por zona e medaljeve në Tokio do jetë në kufijtë e të pamundurës. Pas xhudistit radhën do ta ketë qitësja Manuela Deliaj, e cila do të garojë në 10 metër ajër pistoletë, me 25 korrik pra 08:30.

Me 27 korrik në orën 12:00 do të garojë notary Kledi Kadiu në 100 metër stil i lirë, ndërsa me 28 korrik ora 12:50 radha do të jetë e Briken Calës. Peshëngritësi është edhe shpresa më e madhe e Shqipërisë për të marrë medaljen e parë në histori në Lojrat Olimpike. Elbasani është kampioni i Europës në fuqi në stilin e shtytjes, ndërsa më herët ka qenë edhe kampioni i trefishtë i kontinentit të vjetër.

Më 30 korrik, ora 07:00 radha do jetë sërish e qitëses Manuela Deliaj, e cila këtë herë do garojë në kategorinë 25 metër sport pistoletë. Po me datë 30, porn ë orën 12:00 notarja Nikol Merizaj garon në 50 metra stil i lirë.

Sakaq me 31 korrik do jetë radha e peshëngritësit Erkand Qerimaj, por edhe e Izmir Smajlajt, atletit që na përfaqëson në disiplinën e kërcimit së gjati. Më 1 gusht, ora 02:40 e natës do jetë radha e Luiza Gegës, athletes që na përfaqëon në 3 mijë metra me pengesa.

Në rast se kualifikohen në finale atëherë do ketë data dhe orare të tjera për sportistët shqiptarë.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rama: Von der Lyen avokat e palëkundur e integrimit të rajonit, BE është lodhshme, por duhet durim