Ikona e ekranit Iva Hoxha rrëfehet në ‘Esencë’: Koha në ekran, emocion që e mbaj gjithmonë me vete! E përjetova shumë pensionin

TIRANË- Ajo është një prej figurave historike në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Një rrugëtim i gjatë në studiot dhe korridoret e kutisë magjike, ekranit. Iva Hoxha është një emër i lakuar po aq sa i dashur për publikun i cili e kujton atë me nostalgjinë e kohës por dhe me ndjesinë e pazëvendësueshme të një zëri që ka lënë gjurmë mes brezash.

Iva erdhi në program dhe ne rrëmuam pak në të shkuarën, në ndjesitë dhe emocionet e kohës, kur televizioni ishte përditshmëria e saj. Ajo kujtoi me nostalgji kohën duke thënë se nuk dilte dot nga korniza e përcaktuar e sjelljes dhe impostimit në ekran. Çdo gjë ishte e përcaktuar dhe ajo ende sot, nuk e ka atë liri në ekran, pavarësisht se gjërat kanë ndryshuar.

Ajo sillet njësoj edhe në një bisedë në studio. Dhe këtë thotë se nuk e ndryshon dot. Kohën e ekranit e konsideron një emocion që e mban gjithnjë me vete edhe sot. Hoxha kujton mes të tjerash, se dalja në pension e ndikoi shumë ritmin e saj të ditës  dhe e përjetoi mjaft atë moment.

Mirëpo, mbesat janë një prej atyre gjërave që mbush përditshmërinë e saj sot.

"Janë vajza të mbara dhe nuk janë shumë problematike. Të kënaqin shpirtin”, shprehet Iva për mbesat. 

Ndërsa  puna në televizion është një refren që ajo e mban me vete gjithmonë, pavarësisht se rutina sot ka ndryshuar. Lidhja dhe marrëdhëniet me njerëzit në jetën e saj, janë energjia e së përditshmes, tashmë me një ritëm të ri.

“Në përgjithësi jam një shoqe shumë e mirë dhe aty ku kam punuar, i kam dashur të gjitha pa përjashtim të gjitha vajzat Në ditët e para ato më jepnin kurajo, më jepnin zemër, je shumë mirë. Kuptoheshim shumë mirë me njëra tjetrën. -tregon ajo për marrëdhënien me kolegët. 

Dhe kjo u vu re edhe tek surpriza që Iva mori në program nga mikesha e saj e ngushtë, Nevila.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tefta: 02/11/2022 20:55

    Iva nje grua e mrekullueshme. Si nuk kemi me njerez kaq te edukuar. Ju lumte Report TV qe na kujtoni se sa njerez te thjeshte dhe me vlera ishim dikur dhe se si tani ekranet jane mbushur me njerez vulgare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë