Federata Europiane e Peshengritjes pas skandalit te dopingut dhe dorëheqjes së ish Presidentit Elez Gjoza i ka hequr Shqipërisë të drejtën e organizimit të këtij evenimenti të rëndësishëm.
Në një njoftim që publikohet në facebook Federata Europiane e Peshëngritjes bën me dije se pas dorëheqjes së Bordit Drejtues të FSHP Shqipëria nuk mund të organizojë dot Europianin e peshëngritjes. Më tej Federata Europiane sqaron se në këtë situatë dy janë opsionet. Së pari të zgjidhet një tjetër shtet për organizimin e Europianit ose të shtyhet evenimenti.
Ky është një lajm i keq për Shqipërinë pasi do të kishte mundësinë të organizonte një eveniment të rëndësishëm në sportin e shtangës për të rritur pasi më parë kishte organizuar europuanin e të rinjve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
