Shqipëria pa president Republike, Ilir Metës i ka ikur mendja në drejtim të paditur

Shqipëria pa president Republike, Ilir Metës i ka ikur mendja në drejtim të paditur

Kastriot Islami dhe Ilir Meta


Mund të jesh “misionar” i antishqiptarizmit, mund të jesh shërbëtor i paguar i agjenturave të rrezikshme kundër Shqipërisë, shtetit shqiptar dhe popullit të tij…

Por kur arrin në një post kaq të lartë shtetëror, siç është President i Republikës, kushdo qofsh edhe i shkallës së avancuar të handikapatit, duhet të dali dikush të frenojë dhe t’i parandalojë çmendurit e përditshëm antishtet, siç i shfaq kudo Ilir Meta. Ai “de jure” është kryetar i shtetit në Shqipëri.

“De facto” ka ikur aq larg, sa është bërë një lolo pazari, me sjellje të një të sëmuri mendor, pa fre e kontroll, duke e përdhosur aq keq rolin e Presidentit të Republikës, sa çdo shqiptar mbetet i turpëruar në sytë e botës për një palo “President” të tillë që ka Shqipëria!

Nuk po përmendim dhjetëra e qindra akte, gjeste, vendimmarrje, dalje nga faza të Ilir Metës, me të cilat kemi qeshur dhe kemi qarë, sidomos me caktimin e datës së zgjedhjeve në tetor 2018, kur nuk iu bind asnjë shqiptar dhe nuk i doli as Monika në to, por po përmendim këtë çmendurinë e tij të sotme, të datës nëntor 2020, e cila duhet ndëshkuar ashpër dhe me reflektim dhe veprim mbarëkombëtar.

Të shtunën, ish-Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Kastriot Islami, i cili, sapo ju fut në prehër Sali Berishës, ndoshta nga “zori” i Francës, dikur bashkë me të dhe me çorbë të njëjtë të prishur të ngrënë, ka shkarë aq shumë nga binarët, sa nuk mund të barazohet as me një qytetar të rëndomtë të këtij vendi! Del në rrugë pa maskë, duke thyer rëndë një Akt Normativ ligjor.

Del në Parkun e Kryeqytetit pa patur mjetin e identifikimit, i cili me ligj mbahet gjithmonë me vete. Kur punonjësit e policisë bëjnë detyrën dhe i vënë në dukje këto dy shkelje të rënda të ligjit, ky bishtbollan i Saliut dhe i Monikës, i kundërshton, duke mos iu bindur urdhërit të tyre. Këtë gjë e bën pikërisht ky ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka drejtuar votimin e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe që “Mosbindjen e Urdhërit të Policisë ” ky Kod që ka miratuar “Kaçi i zi”, e konsideron vepër penale që dënohet me gjobë ose me burg.

Mirë, është e kuptueshme që këtij bishtbollani të Saliut, i ka ikur truri, sepse ka mbetur prej 8 vite si kau i ngordhur në brinjë, pa privilegjet e ndyra që zotëronte kur shpërdoronte pushtetin.

Po këtë palo President, ku e çon mushka qorre e Çepanit të Skraparit, që nëpërkëmb ligjet e shtetit shqiptar, veprimet e ligjshme, konform zbatimit me rigorozitet të kompetencave të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke bërë deklarime të shëmtuara, antishtet dhe antiligj, sa janë të pafalshme edhe për një njeri me zhvillim të metë mendor? Si mund të jet në krahë të një shkelësi kaq të rëndomtë të ligjeve të shtetit, një President i Republikës?!

Lexoni titrat e deklarimit të Ilir Metës në televizione dhe shikoni shkallën e degradimit të plotë të tij! Si mund një kryetar shteti të katandiset deri në këtë shkallë ferexheje, sa ta kthejë Kryeministrin e Shqipërisë, të zgjedhur nga populli shqiptar, si “polic” që mori në polici një shkelës ordiner të ligjeve të shtetit shqiptar, siç është Kastriot Islami, në vend që ta përgëzojë Policinë e Shtetit?!

Çdo ditë që kalon, po del qartë që Ilir Meta, i ngarkuar prej vitesh me krime të rënda kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, posaçërisht në fushën e grabitjeve të pasurive kombëtare, të korrupsionit të dukshëm me pasuri dhe para marramendëse që disponon, ndonëse me një rrogë shteti, për të ruajtur kokën e tij dhe pasuritë që domosdo do t’i sekuestrohen, ka kaluar në ekstrem.

Me veprime direkte, ai çdo ditë po saboton autoritetin e shtetit shqiptar, po e bënë “lolo” Presidentin e Republikës në sy të botës, me qëllim që kur t’i hidhet nesër dora në zverk për të gjitha krimet që ka bërë, të justifikohet me “palo shtetin”, të cilin ai vetë me gjestet, veprimet dhe krimet e tij, po e katandis si mos më keq!

Në një situatë të tillë, ka ardhur koha që akademikët, profesorët e shquar të këtij vendi, burrat dhe gratë e familjeve të shquara të shqiptarizmit, të rinjtë dhe të rejat e kudondodhura në të gjitha hapësirat shqiptare, të mos e durojnë më këtë lloj poshtërimi që i bëhet shtetit prej handikapatëve të papërgjegjshëm të kallëpit të Ilir Metës, duke ndërmarr veprime demokratike, për t’i kapur prej leckash dhe hequr nga aty ku e dëmtojnë kaq rëndë Republikën e Shqipërisë, kombin dhe popullin shqiptar…

Koha nuk pret. Shqipëria duhet të ringrihet duke i varrosur shtatë pashë nën dhe pushtetarë të tillë të kallëpit “Alla Ilir Meta”! /Temaonline

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 16/11/2020 21:34

    Meta predident? Vec nje koqekandari.

    Përgjigju
  • Hamlet: 16/11/2020 12:33

    Dhe te lartesojne figuren e shtetareve te llojit alla Rama! Aman beni lutje neper zyra qe te ngrene buste e permendore te Rames neper Shqiperi, qe te dime ca modeli te kemi per udheheqes. Kur tipa hajdute si Meta ndihmonin Ramen te qendronte ne pushtet nga 2007 e pas, ishte burre dhe lider i mire. Kur u bashkua me Salen, i keq, kur u bashkua prape me Ramen, i mire. Sot qe Rama ska me nevoje per ndihme, helbete kontrollon cdo gje, familja Meta eshte e keqe. Gjithmone cifti Meta ka qene mizerabel dhe hajdut por ato qe kane perfitusr prej tyre jane kriminelet e vertete.

    Përgjigju
  • Populli: 16/11/2020 12:08

    O Zot c'fare lemerie te shohesh fytyrat e tyre te shemtuara gjer ne neveri,neveri per Liken e Kacin,neveri per Monen keta kryehajdut do i hedhe populli shum shpejt ne koshin e plehrave,aty ku e kane vendin si plehrat e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Zagari: 16/11/2020 12:06

    Keta fytyre pacavure qe ju kane ngjitur shqiptareve se muti pas kepuceve,kane 30 vjet qe tallin e vjedhin shqiptaret,si Ilir Meta dhe Kac Bastardi,tallin menderen se nuk funksionon drejtesia. Populli kur te mallkon thote marsh malet,e ky lesh presidenti ka kohe qe i ka marre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare