Shqipëria pa trajner! De Biasi
lë Kombëtaren mes lotësh
VIDEO-Gianni De Biasi i përlotur+ FOTO
Duka: Doja që De Biasi të vazhdonte punën

TIRANË- “Nga sot nuk jam më trajner i kombëtares sonë”.

Këto ishin fjalët e italianit Gianni De Biasi që prej 5 vitesh drejtonte kuqezinjtë në sfidat e futbollit. Pas këtyre fjalëve De Biasi fshiu lotët që i ranë faqeve, ndërsa emocionet përfshinë gjithë të pranishmit në sallë.

Trajneri italo-shqiptar, Gianni De Biasi dha sot dorëheqjen nga kombëtarja. Një vendim ky surprizues, por jo i papritur, pas paralajmërimit të djeshëm se do largohej pas eliminatoreve.

Vendimin e tij, De Biasi e komunikoi gjatë një konference përpara mediave në prani edhe të Presidentit të FSHF, Armand Duka.

Ai tha se ka biseduar me Presidentin për vendimin e tij, ndërsa u shpreh se ka vendosur zytarisht ta ndëpresë këtu drejtimin e kombëtares shqiptare, pavarësisht se një ditë më parë tha se do ishte në krye të kuqezinjve deri në fund të kualifikueseve të Kupës së Botës.

"Përshëndetje, kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë.

Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën. 

Prej ditës së sotme nuk jam më trajner i kombëtares së Shqipërisë.  

Është një zgjedhje e vështirë profesionale. Falenderim për gjithë ekipin e kombëtares. Cikli im personal me këtë skuadër është mbyllur, por jo cikli i ekipit të futbollit"
, u shpreh De Biasi. 

[gallery]22676[/gallery]


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me poker në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me poker në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë