Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të zbresë sot në fushen e "Elbasan Arena" për t'u ndeshur me Danimarkën në ndeshjen e dytë të grupit "I", e vlefshme për eliminatoret e Europianit "France 2016"

Tekniku i kombëtares sonë, De Biazi, në konferencën e fundit për shtyp garantoi se kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për fitore, ndërsa Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses, tha se skuadra do të japi maksimumin.

Pritet një tifozeri e zjarrtë në Elbasan. Shitja e 11 500 biletave ende pa dalë mirë në treg, eshte një tregues i qartë i pritshmërive të larta që sportdashësit shqiptarë kanë për këtë takim. Edhe pse çmimet e biletave u kontestuan fillimisht, të gjithë sportdashësit shqiptarë janë paraqitur pranë sporteleve për siguruar një biletë.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, për këtë ndeshjet kërkesat për bileta kanë qenë mbi kapacitetin që impianti i ri "Elbasan Arena" mbulon. Sipas FSHF-së, një numër konsiderueshëm biletash është shitur pranë tifo-klubeve në të gjithë trevat shqiptare, duke filluar nga tifozët "kuqezi", duke vijuar me dy tifo-grupe kryeqyteti, "Tirona-fanatics" dhe "Guerrilasit. Të parët kanë përgatitur edhe një koreografi speciale për këtë event. Po ashtu, në stadium do të jenë edhe tifozeria korçare "Ujqërit e Dëborës" apo ajo e Apolonisë "Brigada C" etj. Po ashtu, edhe nga trevat shqiptare.


Prania e një tifozerie të tillë të zjarrtë dhe të veçantë si ajo shqiptare i vë përballë një detyre të madhe skuadrës së De Biazit. Prandaj, nën drejtimin e teknikut italian, përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka vijuar edhe dje përgatitjet në kuadër të takimit me Danimarkën.

Burime pranë kuqezinjve bëjnë të ditur se stërvitja ishte e ndarë në dy pjesë. Fillimisht përgatitja fizike, ndërsa në fund sërish taktikë për t'u përgatitur më së miri për t'u përballur me danezët. Ajo që ra në sy gjatë seancës stërvitore është vëmendja që tekniku italian iu kushtoi sulmuesve që ka në dispozicion, pasi nëse nuk shënon, atëherë nuk mund të shpresosh për një fitore dhe ndoshta ky është momenti që kombëtarja të guxojë më shumë. Danimarka vuan në mbrojtje dhe kuqezinjtë do të tentojnë shume ne kete repart. Gjatë ditës së sotme, djemte e De Biazit do të zhvillojë një seancë stërvitore, ndërsa do ketë edhe konferencën e zakonshme për shtyp. Te shtunën paradite skuadra do të niset për në Elbasan për të prekur nga afër terrenin e lojës, ndërsa në mbrëmje do të jetë përballja me Danimarkën.

Shqipëria kryeson grupin "I" së bashku me Danimarkën me nga 3 pikë, ndërsa skuadrat e tjera të këtij grupi Portugalia, Armenia dhe Serbia me nga 0 pikë. Shqipëria nisi rrugëtimin e saj me një fitore përballë Portugalisë në gadishullin iberik, ndërsa Danimarka mundi Armeninë në fushën e saj me rezultatin 2-1. Serbia do të nis sote rrugëtimin e saj në këto eliminatore dhe do të luaje në Armeni në orën 18:00. Ndeshja e ardhëshme e kombëtares sonë do të zhvillohet më 14 tetor në Beograd përballë Serbisë, ndërsa Danimarka do të ndeshet në fushën e saj përballë Portugalisë.

Formacioni i Mudshem i Shqiperise perablle Danimarkes
Ja si do të luaj Shqipëria përballë Danimarkës:
Rreshtimi do të jetë 4-5-1, të paktën nga ajo që u kuptua nga puna taktike e skuadrës. Në portë i përhershmi Ertrit Berisha. Në mbrojtje pritet të jenë dy shtyllat, Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj. Krahët e repartit të mbrojtjes De Biazi pritet t'ia besojë Elseid Hysaj dhe Ansi Agollit. Në mesfushë, orkestrues i sulmeve kuqezi pritet të jetë Burim Kukeli, i mbështetur nga dyshja Taulant Xhakaj dhe Amir Abrashi.

Valdet Rama dhe Andi Lila mendohet t'i japin krahë ekipit kuqezi për të fuqizuar sulmin me  Bekim Balën.
27 të grumbulluarit e De Biazit:
Portierë: Ertrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha.
Mbrojtës: Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Debatik Curri, Amir Rrahmani, Andi Lila, Ansi Agolli, Mërgim Mavraj.
Mesfushorë: Ergys Kace, Alban Meha, Amir Abrashi, Ervin Bulku, Burim Kukeli, Emiljano Vila, Valdet Rama, Herolind Shala,Odise Roshi.
Sulmues: Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi, Hamdi Salihi, Armando Vajushi, Edmond Kapllani. 

ATSH