Shqipëria përballet sot me Poloninë, Dobi: Ndeshje gracke, barazimi do ishte fitore! Rraklli: Polakët do luajnë fort, nuk do lejojnë humbjen për herë të dytë

Shqipëria do të përballet sot me Poloninë në Varshavë dhe dy ish lojtarë të Kombëtares besojnë se do e arrijë kualifikimin për në ‘Euro 2024’. Ish futbollisti Enkelejd Dobi u shpreh se është ndeshje gracke për shkak se Polonia humbi në përballjen me Çekinë. Në një intervistë për Report Tv në ‘Shtypi i ditës dhe ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu, tha se Kombëtarja nuk duhet të lëshojë forcat por të luajë fort qoftë edhe për rezultat barazimi.

Të njëjtin mendim kishte edhe ish sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli i cili tha se Polonia do të jetë e fortë në këtë përballje për shkak se nuk mund t’i lejojë vetes një humbje të dytë.

“Ambienti është ndezur së tepërmi në Poloni. Siç e dimë, Polonia quhet aksident në punë me ndeshjen që zhvilloi në Çeki. Ne si Shqipëri nuk duhet të fokusohemi shumë atje se konsiderohen edhe si ndeshje gracke. Vërtetë humbëm në kualifikueset e Botërorit, por kemi lënë përshtypje të mirë. Polakët vijnë me respekt në këtë ndeshje por edhe barazimin do ta quanin humbje. Për ne si Kombëtare, barazimi do të ishte fitore”, tha Dobi.

“Është një shprehje e vjetër në futboll, ndeshja ndeshjes nuk i ngjan. Domethënë nuk ka lidhje se si doli Polonia, janë 2 skuadra pretendente, të së njëjtit nivel, ndonëse Poloninë e shoh më lart. Është në disavantazhin tonë rezultati i Polonisë në Çeki se nëse do ishte me fitore, do ishin më të përgjumur në ndeshjen e sotme. Humbja atje nuk i lejon të gabojnë në ndeshje të dytë”, tha Rraklli.

Sa i përket trajnerit të Kombëtares, Sylvinho që do i drejtojë në këtë përballje të parë thonë se do të ishte më mirë që të kishim një shqiptar. Megjithatë shprehen se nuk duhet gjykuar derisa të shohim rezultatet.

“Si trajner drejtues ka ndryshime se asistenti këshillon ndërsa si trajneri i parë merren vendime. Mendoj se ka sjellë energji, pozitivitet e harmoni, por duhet t’i lihet fushës. Është e veçantë ndeshja se Polonia është e motivuar. Të gjithë jemi kuriozë të dimë çfarë do ndodhë. Kemi krahë të shpejtë, por kemi dhe problemet tona. Objektiv kemi kualifikimin dhe shpresojmë që ta arrijmë”, tha Enkelejd Dobi.

“Unë kam qenë me idenë e një trajneri shqiptar se ishin pjekur kushtet. Të kesh trajner kombëtare nuk është e domosdoshme të kesh eksperiencë të jashtëzakonshme por duhet të kesh qenë pjesë e saj dhe nuk ke nevojë për eksperienca se ekipi kombëtar nuk stërvitet. Ti ke nevojë vetëm të ndjekësh lojtarët, të shohësh gjendjen e tyre dhe t’i motivosh. Megjithatë kemi një trajner që duhet ta mbështesim, nuk gjykohet para ndeshjes”, tha Altin Rraklli.

Ndeshja nis në 20:45 në Varshavë. Për Kombëtaren, në portë pritet të luajë Strakosha. Në mbrojtje Balliu,Kumbulla, Mihaj e Hysaj. Treshja e mesfushës pritet të përbëhet nga Laçi, Ramadani e Asllani e në sulm Asani, Uzuni e Cikalleshi. Sylvinho në konferencë tha se edhe një pikë mjafton dhe se djemve u “hanë” këmbët për ta nisur mbarë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari