Shqipëria përcakton ecurinë e Italisë në Euro 2024, të kaltrit s'mund të gabojnë! Spalleti: Shqiptarët na njohin mirë, protagonistë të një ëndrre

Shqipëria përcakton ecurinë e Italisë në Euro 2024, të kaltrit s'mund të gabojnë! Spalleti: Shqiptarët na njohin mirë, protagonistë të një ëndrre

Spalletti

Dortmund- Pas shumë fjalëve, mësime e taktike, është koha për Italinë.

Itali-Shqipëri, është ndeshja më e thjeshtë në një grup të komplikuar, por njëkohësisht shqetësues. Dhe jo aq sepse indikacionet e miqësoreve kundër Turqisë dhe Bosnjës nuk kanë shuar dyshimet për qëndrueshmërinë reale të kombëtares, por sepse jemi tashmë në një udhëkryq: Fitorja e debutimit do të na garantonte një pjesë të kualifikimit.

Nëse nuk ia dalim rruga do të bëhej menjëherë përpjetë, duke pasur parasysh vlerën e Spanjës dhe Kroacisë, rivalët e padëshiruar.

Shqiponjat shqiptare që kanë humbur gjithmonë ndaj nesh, katër herë nga katër, po e presin me padurim këtë test dhe do të nxiten edhe më shumë se Italia, nga lumi i kuq i tifozëve. Për një herë, ndoshta vetëm këtë, do të jemi në një pakicë të qartë (20 mijë kundër 40 mijë) edhe nëse bashkatdhetarët tanë do të dëgjohen në këndin e zënë zakonisht nga verdhezinjtë e Borussia Dortmundit. Dhe Spalletti u bën thirrje tifozëve. Ato do të jenë, thotë ai, vlera jonë e shtuar.

Edhe për trajnerin është një debutim i rëndë. Karriera e tij tridhjetëvjeçare ka qenë e pasur dhe intensive, mendoni vetëm për skudeton me Napolin dy vite më parë, por drejtimi i kombëtares është diçka tjetër.

“Jam shumë i emocionuar, por sa më shumë që i afrohem ndeshjes, aq më i ëmbël dhe jo toksik bëhet ky emocion. E di që nuk do të jetë e lehtë, Shqipëria është një ekip i mirë, Sylvinho është një trajner i mirë dhe lojtarët që vijnë kryesisht nga Seria A, na njohin mirë. Por unë kam besim. Ndonjëherë trajektoret e topit janë të pakuptueshme, por jam i bindur se do të tregojmë futbollin që duam. Nuk do të na garantojë tre pikët, por do të na ndihmojë të formojmë një trup të vetëm me njerëzit tanë, me gjashtëdhjetë milionë tifozë që na ndjekin dhe do të duhet të luajnë me ne. Jemi protagonistët e ëndrrës së italianëve që si fëmijë dilnim në mëngjes me topin nën krahë dhe ktheheshim në mbrëmje me një bluzë të djersitur dhe gjunjë të zhveshur. Ne jemi gjigantët dhe heronjtë e tyre. Dhe heronjtë nuk kanë frikë”, shkruan corriere della sera.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Mbi 31 mijë gjoba, policia bën bilancin javor: U pezulluan 129 leje drejtimi! 47 shoferë të arrestuar

Mbi 31 mijë gjoba, policia bën bilancin javor: U pezulluan 129 leje drejtimi! 47 shoferë të arrestuar