Shqipëria është bërë sërish pjesë e “Best Tourism Villages 2026”. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Ndërsa ka shpërndarë edhe një video nga destinacionet turistike, Gonxhja shprehet se peizazhet e mrekullueshme natyrore, traditat e gjalla dhe mikpritjen autentike, Shqipëria vijon të dëshmojë se fshatrat e saj janë një thesar i identitetit kombëtar
“Shqipëria është bërë sërish pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, iniciativë e Organizatës Botërore të Turizmit që vlerëson fshatrat ku trashëgimia kulturore, natyra dhe zhvillimi i qëndrueshëm ecin krah për krah. Kjo nismë promovon modele të turizmit rural që ruajnë identitetin lokal, fuqizojnë komunitetet dhe mbështesin ekonominë vendase.
Me trashëgiminë e saj të pasur kulturore materiale dhe jomateriale, peizazhet e mrekullueshme natyrore, traditat e gjalla dhe mikpritjen autentike, Shqipëria vijon të dëshmojë se fshatrat e saj janë një thesar i identitetit kombëtar dhe një nga asetet më të çmuara të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, duke prezantuar denjësisht vlerat shqiptare në një nga iniciativat më të rëndësishme ndërkombëtare të sektorit”, shkruan Gonxhja.
Komente










