Shqipëria pjesë e festivalit të famshëm botëror me foton e sheshit 'Skënderbej' (FOTO)

Shqipëria pjesë e festivalit të famshëm botëror me foton e sheshit 'Skënderbej' (FOTO)

Foto nga sheshi 'Skënderbej'

Një kullë vëzhgimi daneze, një fotografi e një muzeu gjarpërues në Norvegji dhe një foto e një rrokaqieji kinez që ngjitet mbi Shenzhen janë shpallur ndër fotot më mbresëlënëse arkitekturore të vitit.

Sipas CNN, këto janë disa nga  imazhet që do të shfaqen në Festivalin Botëror të Arkitekturës (WAF) në Amsterdam, që do të mbahet në dhjetor.

Në listë nuk kishte si të mos mungonte edhe një foto nga sheshi "Skënderbej" në Tiranë.

Laurian Ghinitoiu është fotografi gjerman që u bë  pjesë e festivalit të famshëm me foton nga Tirana.

Lista e shkurtër, e paralajmëruar këtë javë, tregon më të mirat e 2,000 hyrjeve të marra nga më shumë se 40 vende, tha WAF në një njoftim për shtyp.

Pothuajse një e treta e hyrjeve erdhën nga Britania e Madhe, por ka edhe finalistë që vijnë nga Kina, SHBA-ja, Rumania apo Kolumbia.

Ndërtesat e paraqitura përfshijnë disa nga veprat më të njohura të arkitekturës në botë, duke përfshirë Kulla Generali të Zaha Hadid në Milano apo Vessel e  Nju Jorkut, pikë referimi në formë grile e projektuar nga Thomas Heatherwick.

Festivali që do të mbahet në në dhjetor do të zgjasë tre ditë.

Vitin e kaluar e fitoi Pawel Paniczko për imazhin e tij të mrekullueshëm të muzeut në West Bund të Shangait.

Kujtojmë që sheshi Skënderbej është shpallur si hapësira më e mirë europiane për vitin 2019 në qershor të këtij viti, për shkak të arkitekturës së saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)