Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”. Kreu i qeverisë shqiptare u mikprit nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid.
Takimi më pas u pasua nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro suprizoi kryeministrin e Spanjës me një dhuratë të veçantë. Kumbaro i dhuroi Sanchez një palë papuçe leshi me motive kombëtare.
'Madrid - Me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez një ditë përpara pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid.'- njofton Rama.
Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.
Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.8%
-
Të gabuar
36.8%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 3319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot festa e Fitër Bajramit, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë
20 Mars, 07:35
-
Qeveria miraton pr.ligjin për krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, synon të garantojë standarde më të larta në administrimin e provimeve kombëtare e ndërkombëtare
19 Mars, 22:55
-
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do punësohen dhe mësuesit në pension
19 Mars, 17:46
-
8 muaj e mbyllur, rihapet për qarkullim ura e Milotit! Do të jetë funksionale dhe për 7 vite
19 Mars, 17:01
-
'E kam të vështirë të paguaj këtë çmim nafte' Braçe 'braktis' makinën dhe ecën në këmbë rrugëve të Tiranës: Nuk di kush i merr këto para!
19 Mars, 13:32
-
Raporti/ Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, ngjitet me 6 vende krahasuar me vitin 2025
19 Mars, 09:55
-
Pazari i Krujës, mozaiku i ngjyrave e traditave që tërheq vizitorët çdo ditë
19 Mars, 08:09
-
Rritja e çmimit të naftës, Braçe denoncon sërish: Abuzimi në tregun e brendshëm ja bën muuuu
18 Mars, 22:34
-
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran
18 Mars, 21:02
-
Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në industrinë e raketave dhe mbrojtjen ajrore, Zelensky: Mirënjohës për mbështetjen tuaj
18 Mars, 18:45
-
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, shemben ndërtimet pa leje në Shkodër
18 Mars, 16:18
-
A do i bashkohet garës për kryetare të PD-së? Kuçana për Report TV: S’kam ambicie! Keqardhje që Partia Demokratike s’ka figura të konkurrojnë Berishën
18 Mars, 16:11