Ndërtime, tendera dhe parqe energjitike, si shpërthyen bizneset e Ilir Shtufit në 4 vite

Ndërtime, tendera dhe parqe energjitike, si shpërthyen bizneset e Ilir Shtufit në 4 vite

Kulla 'Mali i Tiranës', Shkëlzen Berisha dhe Ilir Shtufni

Ilir Shtufi, emri i të cilit ka dalë së fundmi lidhur me kullën 64-katëshe të Berishajve pas Teatrit të Operas, është pronar ose bashkëaksioner në një numër të madh kompanish të cilat kanë fituar tendera të shumtë vitet e fundit.

Dy vitet e fundit Ilir Shtufi i ka dhënë me qira vilën Shkëlzen Berishës me një çmim simbolik.

Kompanitë e Shtufit kanë përfituar shuma të konsiderueshme në tenderat e rindërtimit, tendera të tjerë, leje ndërtimi si dhe leje për parqe fotovoltaike.

Më poshtë është një listë e kompanive ku Shtufi ëhtë pronar ose  bashkëpronar si dhe tenderat e fituar prej tij.

Kompanitë e Ilir Shtufit

1 – Më datë 05.02.2002 është themeluar dhe regjistruar shoqëria “Ferro Beton & Construction CO” me ortakë Ilir Shtufin e Mark Lulin, ku secili prej tyre ka në pronësi 50 për qind të kuotave të kapitalit.

2 – Shoqëria “Nova Construction – 2012” shpk është në pronësi të Ilir Shtufit, i cili është ortak i një kuote në masën e 91% të vlerës së kapitalit të kësaj. Kjo e fundit është një shoqëri e themeluar më datë 03.12.2012.

3 – Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk. Ortakë në këtë shoqëri janë Ilir Shtufi në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

4 – Më datë 05.06.2017 është themeluar shoqëria “RTS”. Ortakë në këtë shoqëri janë Ilir Shtufi në masën 70% dhe Isuf Berberaj në masën 30%.

5 – Më datë 25.01.2018 është themeluar shoqëria “NTSP” sh.p.k. dhe më datë 26.01.2018, shoqëria është regjistruar në QKB. Adresa është rruga e fshatit Tren, Km. 1, Parku Fotovoltaik, Bilisht, Korçë. Fillimisht, ortaku i vetëm i shoqërisë ka qenë Jorge Edmund Jeha.

6 – Më datën 25.04.2019 është themeluar shoqëria “Investment and Development Albania” shpk dhe më datë 03.05.2019 shoqëria është regjistruar në QKB. Ortakët e shoqërisë janë Gerian Kuka në masën 30%, Agim Zeqo në masën 40% dhe Ilir Shtufi në masën 30%.

7 – Më datë 09.08.2019 është themeluar shoqëria “ERNI SOLAR”. Ortak i vetëm i shoqërisë qysh prej themelimit është Ilir Shtufi.

8 – Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

9 – Më datë 14.08.2019 është themeluar shoqëria “SUN BEAT SYSTEM” sh.p.k.  Fillimisht, ortaku i vetëm i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi. Aktualisht administrator i shoqërisë është Edmond Zalla.

10 – Më datë 07.02.2020 është themeluar shoqëria “DELVINA SYSTEM SOLAR”. Ortak i vetëm i shoqërisë themelues Ilir Shtufi. Me kontratën e shitjes së kuotave me nr. 2648 rep., nr. 704 kol., 45 për qind e kuotave të kapitalit janë transferuar në pronësi të Jorge Edmund Jeha. Aktualisht administrator i shoqërisë është Ilir Shtufi.

11 – Më datë 05.06.2020 është themeluar shoqëria “GREEN ENERGY BILISHTI” sh.p.k. Ortakë themelues të shoqërisë kanë qenë Ilir Shtufi dhe Jorge Jeha, por përmes kontratës së shitjes të datës 16.10.2020, Jorge Jeha transferoi 55 për qind të kuotave të kapitalit që zotëronte tek blerësi Ilir Shtufi.

12 – Më datë 05.06.2020 është themeluar shoqëria “TREN SUN SYSTEM” sh.p.k. Ortakë themelues të shoqërisë kanë qenë Ilir Shtufi dhe Jorge Jeha, por përmes kontratës së shitjes të datës 19.10.2020, Jorge Jeha transferoi 50 për qind të kuotave të kapitalit që zotëronte tek blerësi Ilir Shtufi.

13 – Më datë 26.11.2021 është themeluar shoqëria “AK Solar” sh.p.k. Ortak i vetëm i shoqërisë qysh prej themelimit është Ilir Shtufi.

14 – Më datë 20.09.2022 është themeluar shoqëria “Alb Energy Trade”. Ortak i vetëm i shoqërisë qysh prej themelimit është Ilir Shtufi.

15 – Ilir Shtufi është ortak i një kuote në masën e 50% të vlerës së kapitalit të shoqërisë “Ferro Beton & Construction CO” sh.p.k. të themeluar më 05.02.2002

Tendera publikë të fituar me rindërtimin

1 – Mes datës 29.07.2020 dhe datës 20.07.2023, shoqëria “Nova Construction – 2012” dhe shoqëria “Ferro Beton & Construction”, së bashku ose me shoqëri të tjera, kanë përfituar të paktën një vlerë prej 10,872,012,467 LEKË ose rreth 104,538,581 EUR nga buxheti i shtetit përmes të paktën 20 procedurave të prokurimit publik. 16 nga procedurat me vlerë totale 8,441,904,703 lekë (afro 84,000,000 EUR) lidhen me projekte rindërtimi për shkak të tërmetit në kohën kur Arben Ahmetaj ka qenë Ministër Rindërtimi.

1 – “Nova Construction – 2012” sh.p.k., “ANTE Group” dhe “Inerti” kanë fituar procedurën e prokurimit publik për rindërtimin e objekteve arsimore në Durrës me vlerë 281,400,000 lekë.

2 – “Nova Construction – 2012” sh.p.k. dhe “ANTE Group” kanë fituar tender rindërtimi apartamentesh në Fushë Krujë me vlerë 377,050,145 lekë.

4 – Tjetër tender i fituar në Tiranë ka të bëjë me ‘Hartimin e projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 15A te ‘5 Maji’” me vlerë 573,665,006 lekë pa TVSH.

5 – Në kuadër të rindërtimit “Nova Construction – 2012” sh.p.k. dhe “Alesio – 2014” sh.p.k. kanë fituar tender për ndërtimin e godinës 15A/2 te ‘5 Maji’ me vlerë 279,000,000 lekë pa TVSH.

6 – Tender tjetër për rindërtimin është fituar në Durrës, për rikonstruksionin e palateve në disa lagje. Tenderi me vlerë 134,561,020 lekë është fituar nga “Ante Group”. “Inerti” dhe “Nova Construction 2012” shpk.

7 – Më 27.10.2020, “Ante Group”. “Inerti” dhe “Nova Construction 2012” shpk kanë fituar tender në Tiranë në kuadër të rindërtimit me vlerë 306,626,623 lekë.

8 – Më 10.02.2021, “Nova Construction” dhe “Ferro beton & Construction co” kanë fituar tender rindërtimi në Durrës me vlerë 250,024,024 lekë.

9 – Më 19.01.2021, “Ante Group” dhe “Ferro Beton & Construction co” shpk janë shpallur fituese të një tenderi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për rindërtimin në Fushë Krujë me vlerë 377,050,145 lekë.

10 – Më 16.02.2021, ‘Nova Construction” dhe “Ferro Beton & Construction co” shpk janë shpallur fituese të një projekti rindërtimi në Lezhë për shkollën “At Zef Pllumbi” me vlerë 220,367,980 lekë.

11 – Më 16.03.2021, ‘Ante Group” dhe “Ferro Beton & Construction co” kanë fituar tender nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rindërtimin e pallateve në Valias me vlerë kontrate 656,970,000 lekë.

12 – Më 02.03.2021, “Inerti” dhe “Ferro Beton & Construction co” shpk kanë fituar tender në Tiranë për ndërtimin e e një godine në Kominbat me vlerë 520,194,114 lekë.

13 – Më 21.04.2021, “Ante Group” dhe “Ferro Beton & Construction co” kanë fituar tender rindërtimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 898,673,298 lekë.

14 – Më 23.06.2021, “Ante Group” dhe “Nova Construction 2012” kanë fituar tender rindërtimit me Drejtorinë e Policisë së Shtetit për “Rikonstruksion i objekteve të ish-Repartit RENEA” me vlerë 259,769,626 lekë.

15 – Më 13.04.2022, “Ante Group” dhe “Nova Construction 2012” shpk kanë fituar tender në Kamëz për “Rindërtimi i shkollës 9 vjeçare “Halit Coka” me vlerë 435,807,824 lekë.

Totali i shumës së fituar nga tenderat: 5,571,159,805 lekë

Tendera të tjerë

1 – “Euroteorema Peqin”, “PE VLA KU” dhe “Nova Construction – 2012” fitojnë tender për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 me vleerë ”, 1,991,017,847 lekë.

2 – “Nova Construction – 2012” sh.p.k. dhe “ANTE Group” fitojnë tender për ndërtimin e Terminalit Verior të Transportit Publik, Tiranë me vlerë 723,315,114 lekë.

3 – “Ferro Beton & Construction” si pjesë e bashkimi ekonomik “Inerti” fiton tender ndërtimin e rrugëve pedonales dhe rrugëve të brendshme të zones 4 dhe 8, “5 Maji” me vlerë 409,913,598 lekë.

4 – “Ante Group”, “Ales Construction” dhe “Nova Construction 2012” fitojnë tender në Bashkinë Tiranë për ndërtimin e rrugëve kryesore të zonës 4 dhe 8,  “5 Maji” me vlerë 469,804,452 lekë.

5 – Në dhjetor të vitit 2022, “Ante Group”, “Ferro Beton Construction co” shpk dhe “Bilgin Taahhut Insaat Madencilik Sanayi Ve Ticaret LTD” kanë fituar projektin me Autoritetin Rrugor Shqiptar për “Sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Shkallën e Tujanit” me vlerë 1,112,810,700 lekë.

6 – Më 20.07.2023, ‘Ferro Beton & Construction co” shpk dhe “Encoal” shpk fitojnë tender për ndertimin e N/Stacionit të ri Fier 2 me vlerë 593,981,950 lekë.

Totali i shumës së fituar nga tenderat:  5,300,843,661 lekë

Leje ndërtimi

1 – Me 10.11.2017 Nova construction 2012 ka përfituar një leje ndërtimi në Rrugën e Kavajës në bashkinë Tiranë ku zhvillues është kjo shoqëri së bashku me shoqërinë “Tirana 1 Konstruksion” për Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 25 kate Garden Building. Ndërkohë me datë 14.12.2022 kësaj leje i është shtyrë afati.

2 – Me 23.10.2019 kompania Nova ka marrë leje për godinë polifunksionale 13 katë mbitokë dhe 3 kate nëntokë në rrugën Mine Peza Tiranë, kjo shoqëri është në cilësinë e zhvilluesit.

3 – Me 17.03.2021 kompania Nova ka marrë leje për objektin godinë banimi, hoteleri dhe shërbimesh 16 dhe 17 kate me 5 kate nëntokë, në rrugën Medar Shtylla.

4 – Me 27.07.2022 kompania Nova bashkë me LTD Co kanë marrë leje ndërtimi për objektin godinë banimi shërbimi dhe hoteleri 1-4 dhe 8-16 kate dhe me 4 kate nëntokë në rrugën Dritan Hoxha.

5 – Me 08.03.2023 kompania Nova ka marrë leje për godinë multifunksionale shërbime, hoteleri dhe banimi në Rrugën e Barrikadave.

6 – Me 01.02.2023 Investment and Development Albania, në pronësi të Gerian Kuka, Ilir Shtufi dhe Agim Zeqo ka marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike, statusin e investitorit strategjik për projektin “Green House Korça Resort”.

Parqe dhe projekte fotovoltaike

Disa nga shoqëritë ku Ilir Shtufi është bashkëpronar kanë përfituar licenca në fushën e energjisë dhe projekteve fotovoltaike

1 – AK Solar ka përfituar licenca për projekte fotovoltaik në Bashkinë Bilisht, Bashkinë Sarandë, Bashkinë Fier

2 – Alb Energy Trade

3 – Delvina System Solar

4 – Erni Solar

5 – Green Energy Bilisht

6 – Korca Photovoltaic Park

7 – NTSP

8 – RTS

9 – Sun Beat Systems

10 – Tren Sun Systems/Hashtag.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erinda: 05/12/2023 13:38

    Pse Ilir Shtufi eshte ne foto? E keni te sakte?

    Përgjigju
  • Shtufi rrugakavajes: 12/08/2023 16:08

    Shtufi kunati i bossit mark luli,biznesmenat e ndertimit kryesore sot jane nga Puka, pashk rrapi i alesio 2014,mark gjini i rafaelos

    Përgjigju
  • Mendou: 12/08/2023 14:13

    Sa bukur lozni me popullin Rritje ekonomike thoni ,nga kjo rritje direkt fitone biznesi turizmit i Ndertimit dhe Qeveria Qe mbledh tvsh nga shitjet e ketyre bizneseve, Po Qe e Zonja ta mbledhi..KETA sektore kane 20 % te popullsis Qe fitojn direkt dhe indireket fitojn goxha perderisa Tentojn te ngren 200 meter Objekt..hallall Nqs i kane trasparente parat ,shpronësimin e pronarit privat / shtet dhe Objekti te jete brenda standarteve te master planit 50 vjecar Apo me shume..SHQETESIMI i Qytetarit: Pse rriten Taksat per 80% qe nuk kane lidhje me kete bume ????? SHQETSIM TJETER mos eshte loje Si e teatrit ca duan Ca Nuk Duan Pastaj Ndodhi Ajo qe deshen te gjithe, mos edhe KULLA nga pro dhe kunder Na kthehen Pro dhe Ata jetojn Te Lumtur me Popullin E HUMBURE qe varferohet jo me ne finance nga taksat e Reja por edhe ne Hapsira publike gjelberim te gllaberuar e te bler nga tehuaj se shqiptar me kokrra mund te Blejn. :Aty Apo POPULLI populle eshte kush e Pyete

    Përgjigju
  • Tata: 12/08/2023 11:23

    Di te punoje,brravo i qofte. Duhet koke te besh biznes,jo pordhe. Inati nuk ka figure te mire ketu

    Përgjigju
  • vlonjati: 12/08/2023 10:30

    E çfar lidhje ka Shkelzeni ne kete mes kur ky te gjitha i ka bere ne periudhat e Rames dhe Nanos ? Perse nuk flitet as nje fjale per Ramen kur dhe ai vete e deklaron se eshte merite e tij ky mal ne Tirane ?

    Përgjigju
  • Daje Sami: 12/08/2023 09:20

    Qente lehin ham ham ham, njeri tjetrin nuk e hane.

    Përgjigju
  • Cnxn: 12/08/2023 00:49

    Domethene po thoni qe po vjedhin bashke?!

    Përgjigju
    • Loly: 12/08/2023 10:59

      .....jo. Po thonë që fajin e ka Saliu

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë