TikTok është një video-aplikacion i cili është bërë viral në të gjithë botën. Platforma sociale TikTok u lançua në vitin 2017 në të gjitha tregjet ndërkombëtare ndërsa në SHBA në vitin 2018.
Aplikacioni i lejon ndjekësit e tij të krijojnë video të shkurtra prej 15 sekondash dhe është bërë shumë popullor kryesisht për të rinjtë. Raportohet se TikTok ka mbi 1 miliardë përdorues, 100 milionë prej të cilëve janë amerikanë.
TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, por vetë kompania drejtohet nga ish-ekzekutivi i Disney, Kevin Mayer.
Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, India, Pakistani, Myanmar, Nigeria, Tajvani e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze.
“Sipas politikës së privatësisë së Tik Tok, kompania grumbullon një gamë informacionesh si informacioni i regjistrimit, mosha, emri i përdoruesit dhe kodi, gjuha, e-mail dhe numri i telefonit, foto e profilit, informacion i llogarisë së mediave sociale, informacion llogarish bankare.”
Qeveria kineze është gjithashtu në konflikt me Indinë për tensionet kufitare të cilat çuan në mbylljen e 59 aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok në Indi.
Edhe mazhoranca socialiste nëpërmjet kreut të grupit parlamentar në komisionin e integrimit hodhi idenë për ndalimin e TikTok-ut edhe në Shqipëri. Nisma kërkon më shumë mbrojtje të të dhënave personale duke ndjekur shembullin që ashtu sikurse disa vende partnere evropiane apo SHBA, edhe Shqipëria të ndalojë përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike me dyshimet se pas këtij aplikacioni fshihet Partia Komuniste Kineze.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme
24 Dhjetor, 13:30
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
Mbyllja e Tik Tok, Berisha: Edi Rama vendosi ta ndalojë, aksionet e tij kanë rënë në mediat sociale! Do hapet pas zgjedhjeve, vazhdoni postoni
22 Dhjetor, 15:20
-
A është zgjidhje mbyllja e TikTok- ut? Flet eksperti: Pro nismës së Ramës, por kontentin me dhunë e gjenerojnë shqiptarët jo platforma
22 Dhjetor, 15:09
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Mbyllja e TikTok, ish ambasadorja e BE-së mbështet nismën: Shqipëria s' ka frikë, nuk qenka kaq e vështirë, Europë
22 Dhjetor, 10:17
-
AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok
22 Dhjetor, 08:41
Lerini more budalleqet.Usa po tenton ta mbylle se po i mer klientet Instagramit.Keto vendet e tjera se paraqit realitetin. Shruaj France ne search te instagramit te del Kulla Eifel Champs Elise Kliko ne Tik Tok France te dalin protestat e punetoreve. Normal qe nuk e duan Tik Tok. Duan vetem rrjetet sociale qe te shkojne mbas fijes.
PërgjigjuE ke then perfekt. Shqiperia nuk mendon asgjë Shiperia pret urdhera si ti thon USA - UE Do behet si ne kohen e Enverit ku askush nuk mund te ankohet !! Kush do ankoht do perfundoj brenda . Populli akoma nuk don ta kuptoj qe do behemi skllever !!! Prit gomr te hash bar - kur doli bari cofi gomari