Industria e mbrojtjes po rivitalizohet. Viti 2026 konsiderohet viti i rikthimit dhe aktiviteti për prodhimet e para nis që nga muaji i ardhshëm
“Presim për uniformat para fundit të këtij 6 mujori, sistemet dron fillojnë prodhimin në shkurt, sistemet antidron presim të finalizohen para fundit të këtij viti”, tha Vengu.
6 kontrata janë firmosur në disa fusha prodhimi në bashkëpunim me privatët, të cilët nuk janë vetëm ndërkombëtar, por edhe vendas.
“Uniformat janë me një partneritet ku shteti është mazhoritar, konsorciumi shqiptar. Për municionet, konsorciumi vendas por shteti është minoritar. Dron dhe antidron në marrëveshje me izraelitët. Te mjetet e blinduara kemi konsorcium vendas dhe të huaj, kemi kompaninë TIMAK”, tha Vengu.
Divergjencat e javëve të fundit mes SHBA-së dhe BE-së kanë tronditur botën. Por si përkthehen ato në Shqipëri dhe raportet e saj mes Brukselit dhe Uashingtonit?
“Shqipëria ka tre elementë, e para NATO si garanci sigurie, BE është më shumë në rrafshin e një projekti politik dhe civilizues dhe nga ana tjetër bashkëpunimi me SHBA është defakto boshti ku testohet besueshmëria jonë ushtarake. Nuk besoj se janë alternativa janë tre shtylla të së njëjtës arkitekturë dhe në një lloj mënyre nuk jemi mes Ëashingtonit dhe Brukselit, por jemi brenda Ëashingtonit dhe Brukselit”, tha Vengu.
Në mars të vitit të kaluar Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një marrëveshje tripalëshe në fushën e mbrojtjes. E shqetësuar u shfaq që në fillim Serbia, e cila e ka ripërsëritur kundërshtinë e saj në publik herë pas herë. Ministri Vengu tregoi se Serbia kishte qenë e ftuar t’i bashkohej nismës por nuk kishte kthyer asnjëherë përgjigje
“Të tre vendet nuk i marrin leje askujt për të formuar koalicione dhe kushdo tjetër mund t'i bashkohet nëse dëshiron. Kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë pse jo, që Serbia nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit, është e rëndësishme, atëherë pse jo edhe Serbia t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Nuk kam marrë përgjigje për këtë ftesë”, tha Vengu.
Vengu foli edhe për përballimit të zjarreve dhe fatkeqësive natyrore. Njoftoi blerjen dy avionë zjarrfikës, me synimin që njëri prej tyre të vihet në shërbim brenda këtij viti. Objektivi afatmesëm, sipas ministrit, është blerja e katër avionëve zjarrfikës, për të rritur ndjeshëm kapacitetet ajrore të reagimit ndaj zjarreve.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u është përgjigjur ashpër akuzave të opozitës, lidhur me kompaninë shtetërore KAYO, e cila parashikon prodhimin e mjeteve ushtarake.
Duke i cilësuar përfaqësuesit e PD-së si aksionerë të Gërdecit (ku nga shpërthimi humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë), Vengu tha se nuk e shqetëson fakti që ata nuk dinë çfarë është ‘shteti aksioner në industri’.
“Industria ushtarake, pashë që u reflektuan këtu disa kritika që vijnë shpesh herë prej opozitës dhe përfitoj nga pyetjet tuaja që t’u përgjigjem përfaqësuesve të saj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk më shqetëson fakti që aksionerë të Gërdecit të mos kuptojnë se çfarë është shteti aksioner në industri. Nuk më shokon fare kjo. Atë që dua t’ju them këtu është se kompania KAYO është një kompani holding 100 % shtetërore që nuk bën partneritete me indivitë, por bën partneritete institucionale bazuar në ato shtyllat e përparësisë së mbrojtjes dhe politikës së mbrojtjes që ka shteti shqiptar”, tha mes të tjerash Vengu.
Ministri Pirro Vengu ka zbuluar detaje nga marrëveshja trepalëshe në fushën e Mbrojtjes, mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke thënë se të tre shtetet kanë nevoja të përbashkëta për rritjen e sigurisë.
Kujtojmë se kjo marrëveshje mes tre vendeve është kundërshtuar ashpër nga Serbia, e cila përmes përfaqësuesve zyrtarë e cilësoi si agresion ushtarak.
“Patjetër kam vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike. Marrëveshje Shqipëri-Kroaci-Kosovë është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë pse jo, që Serbia nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit, është e rëndësishme, atherë pse jo edhe Serbia t’i bashkangjitet kësaj iniciative. Nuk kam marrë përgjigje për këtë ftesë.
Ajo që mund të them është se Shqipëria, Kosova, Kroacia, kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, apo akademik-arsimor, të bashkëpunojnë. Me kosovën kemi një dakordësi përsa i përket prodhimit të mjeteve të blinduara. Kjo vjen për dy arsye. E para sepse lexojmë kërcënimet dhe rreziqet në rajon në mënyrë të njëmendtë. E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë të marrin leje përsa i përket kësaj pjese, e treta mikpresim edhe vende të tjera të na bashkangjiten.
Është një partneritet i hapur. Por nuk jemi në situatat e garancive të mbrojtjes. Ne kemi arkitekturën tonë të sigurisë kolektive, por kemi vënë re që të treja vendet kanë nevoja të ngjashme, përsa i përket rritjes së kapaciteteve. Janë në një marrëveshje për të marrë secila më të mirën nga tjetra, përsa i përket industrisë ushtarake. Kroacia është vend lider në Europë përsa i përket dronëve të vegjël ushtarakë. Sikundër edhe ne synojmë që në kuadër të mjeteve të blinduara të krijojmë një epërsi dhe pse jo edhe të nisim të eksportojmë”, vijoi Vengu.
Komente










