Shqipëria prezantohet me Via Egnatia në forumin e V të Itinerareve Kulturore dhe Turistike Europiane në Spanjë


Në forumin e V-të të Intenerareve Kulturore dhe Turistike Europiane
TIRANË, 30 Tetor / ATSH / -  Në forumin e pestë të Itinerareve Kulturore dhe Turistike Europiane, një organizëm i Këshillit te Europës, i cili u mbajt në datat 29 dhe 30 tetor  në "NH Hotel e Palacio del Nunzio" në Aranjuez të Spanjës, për herë të parë Shqipëria u prezantua me projektin "Via Egnatia", një intenerar historik i cili mund të kthehet në një produkt të rëndësishëm kulturor dhe turistik.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit mori pjesë për herë të parë në takimin e organizuar nga Këshilli i Europës mbi Itineraret Kulturore dhe Turistike Europiane, gjatë së cilit prezantoi edhe projektin "Via Egnatia" që mori pëlqimin e përfaqësuesve europianë.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare bën të ditur  se ky takim bën bashkë të gjithë administratorët dhe manaxherët e itinerareve turistike dhe kulturore të cilët tashmë janë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit europian.
Tare thekson se ndërkohë ka filluar krijimin dhe implementimin në terren të itinerarit turistik dhe kulturor të "Via Egnatia" i cili shum shpejt mund të bëhet pjesë e itinerareve kulturore europiane.
Gjatë forumit, u diskutuan mjaft tema ku njëra prej tyre ishte edhe ajo me titull "turizmi kulturor për dialog ndërkulturor dhe stabilitet".
Ky forum gjatë punimeve dy ditore analizon tendecat e reja dhe sfidat politike, dhe bën të mundur realizimin e një paltforme për shkëmbimin e eksperincave, nëpërmjet diskutimit të praktikave profesionale dhe njëkohëshisht lançon edhe inicjativat e reja.
Fjala e hapjes u realizua nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gabriella Battaini Dragoni,  së bashku me Miguel Angel Recio Crespo, Drejtor i Përgjithshëm për Arteve të Bukura në Ministrinë e Arsimit, Kulturës dhe Sportit të Spanjës, dhe Colette Flesch, President i Institutit Europian të Rrugëve Kulturës (EICR) në Luksemburg.
/k.m/ /a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë