Vendi ynë ka marrë pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar të turizmit COTTM 2015 që u organizua nga data 14-16 Prill në Pekin.

Kjo është një prej platformave më të rëndësishme të Kinës për të nxitur bashkëpunimin midis përfaqësuesve të industrisë në fjalë.

Nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), stenda shqiptare u përfaqësua edhe me 4 tur operator dhe agjenci turistike private.

Gjatë ditëve të panairit ku morën pjesë më shumë se 4000 vizitorë profesionale dhe tur operator jo vetëm nga Pekini, u zhvilluan takime të shumta biznesi dhe u bë e mundur prezantimi i paketës turistike që ofron Shqipëria për një treg i cili nga viti në vit po rritet me ritme të shpejta.

Në vitin 2014 ishin 107 milion turistë kinez të cilët zgjodhën të vizitojnë vende të ndryshme anembanë botës, me një rritje prej afërsisht 20% nga viti paraardhës, çka tregon potencialin e këtij tregu dhe me mundësi reale për thithjen e turistëve nga ky vend.

AKT-ja përfitoi nga rasti të zhvillonte kontakte me median kineze për të mundësuar që informacioni turistik të jetë në dispozicion për turistët kinez edhe në gjuhën e tyre.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me ambasadën tonë në Pekin që të organizohet një udhëtim familjarizues në Shqipëri me afersisht 15 gazetarë të mediave kineze në muajin maj ose qershor. 

Interesant ishte fakti që stenda jonë në këtë panair u vizitua edhe nga shqiptarë të shumtë që jetojnë dhe studiojnë në Pekin.

pekin

pekin



























pekin

pekin

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)