Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi ka konfirmuar për Indeksonline se mbledhja mbahet në qytetin e Korçës, në të cilën pritet ratifikimi i disa marrëveshjeve ku fokusi thelbësor i kësaj mbledhje do të jetë shkëmbimi ekonomik.
“Është krijuar një traditë e mirë që të mblidhen dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, dhe në këtë vazhdë, mbledhja e radhës do të mbahet në Korçë ku në fokus do të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve për lehtësira për bizneset nga e të dyja shteteve”, ka thënë Matoshi.
Ka theksuar gjithashtu se si pikë e rendit të kësaj mbledhje do të jetë edhe hapja e një pike e cila do të merret më çështjet doganore në Durrës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Do të bisedohet edhe për mundësinë e hapjes së një pike e cila do të merret me çështjet doganore mirëpo gjithnjë edhe kjo do të jetë në funksion të marrëveshjeve përkatësisht një bashkëpunimi më të thelluar midis dyja shteteve. Sigurisht që republika e Shqipërisë jo vetëm në sensin politik por edhe atë ekonomik brenda kapaciteteve të veta do ti dal në mbrojtje Kosovës”, ka përfunduar Matoshi. /Indeksonline
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)