Kosova mbetet në krye të agjendës së politikës së jashtme të Shqipërisë. Ky është mesazhi që dha ministri i jashtëm Ferit Hoxha pas takimit me ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi.

Në një takim që u cilësua miqësor, Hoxha theksoi se Kosova është një përparësi e padiskutueshme për Shqipëria, duke rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Tiranës zyrtare.

Ministri bëri të ditur nw rrjete sociale se të dy palët janë në një linjë për të thelluar më tej partneritetin e veçantë mes dy vendeve, përmes rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, energjia, infrastruktura dhe arsimi.

Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë institucional dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike, si pjesë e një bashkëpunimi që synon të shkojë në një tjetër nivel.

Në fund, Hoxha nënvizoi se Shqipëria do të vijojë pa u ndalur mbështetjen për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe për integrimin e saj euroatlantik.