Shqipëria rritje me 200% të numrit të pasagjerëve në Rinas për korrikun krahasuar me 2019! Ironizon Rama: Pasqyrë e 'boshatisjes' nga turistët

Shqipëria rritje me 200% të numrit të pasagjerëve në Rinas për korrikun krahasuar me 2019! Ironizon Rama: Pasqyrë e 'boshatisjes' nga turistët

Pasagjerë në Rinas, foto arkiv

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet edhe njëherë debateve për sezonin turistik. Rama ka publikuar Tabelën e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, ku Shqipëria vlerësohet se ka pasur një rritje me 206.5% të pasagjerëve për muajin korrik, krahasuar me të njëjtin muajt të vitit 2019.

Shqipëria kryeson listën, ndërsa pas ka lënë vende të rëndësishme europiane, por edhe të Ballkanit.

“A EDHE TABELA E KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TË AEROPORTEVE PËR KORRIKUN, ku përsëri SHQIPËRIA KRYESON me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit”, shkruan Rama.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka ironizuar debatet se plazhet janë bosh, duke thënë se kjo rritje e numrit të pasagjerëve është një pasqyrë e qartë e ‘boshatisjes’ së Shqipërisë nga turistët. Më tej Rama shkruan se Rama thotë se është e habitshme se si ky sukses që po ngre imazhin e Shqipërisë në botë, disa shqiptarëve u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash.

Po ashtu, risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja. Me ironi, Rama ngre pyetjen se nëse do ishte e vërtetë boshatisja e Shqipërisë, këta pasagjerë të huaj pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?

“Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash

Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!!!..

Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Kujtojmë që vetëm gjatë muajit gusht, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” kapi shifrën e 1 milionë e 251.467 pasagjerëve, 41% më shumë se sa gushti i shkuar. Nga janari deri në gusht vetëm në Rinas pasagjerët që kanë hyrë në Rinas arrijnë në  7 milionë e 233.711, 56% rritje në vitin aktual.

Tabela për rritjen e numrit të pasagjerëve nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni qe ecen vete: 04/09/2024 12:53

    TURIZEM PA UJE,,PA DRITA,,,PA RRUGE,,PA SIGURI,,,PA DEBORATORE,,,ME PLEHRA KUDO,, PA INCENERATORE,,E PA DEBORATORE,,,NUK KA E NUK KE PER TE PATUR ASNJEHERE O KRYEMINISTER HAJDUT....ATO NJEREZ QE KE NXJERRE NE FOTO JANE SHOFERE TAKSISH QE PRESIN TE KAPIN NDONJE PASAGJER...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund