Shqipëria satelitë në orbitë, Rama: Shumë shpejt! Jo për ofensiva ushtarake apo kërkime në Mars, por për të monitoruar në kohë reale territorin e vendit

Kryeministri Edi Rama habiti jo pak një ditë më parë kur deklaroi ambicien që Shqipëria të ketë dy satelitë në orbitë, ndërsa ditën e sotme ka theksuar edhe njëherë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë e PS, Rama theksoi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit.

Ai theksoi se Shqipëria nuk do të dërgojë satelitë në orbitë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, teksa shtoi se do të shpërbejnë për çështje civile të vendit, duke përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar.

"Shqipëria do të ketë satelitë dhe do ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi të gjithë territorin e saj në të gjithë aspektet. Do të ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë kontrollin e territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi për informacionet që duhen në luftën kundër trafiqeve, për të mbjellat e bujqësisë dhe për të luftuar krimin e organizuar duke patur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme. Nuk do bëjmë asgjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri, vende të tjera të zhvilluara e bëjnë. Shqipëria do t'i ketë satelitë dhe do t'i ketë shpejtë  epo ashtu edh e dronët inteligjentë për të rritur kapacitetet e kontrollit të territorit. Në Shqipëri do të jetë një përdorim për çështje që kanë të bëjnë  me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje të ofensivave ushtarake. Do kemi një kontroll të plotë dhe mbi mjedisin për të identifikuar çdo lloj cenimi të mjedisit për prerjen ilegale të pyjeve psh. Nuk do çojmë satelitë për kërkime në mars, na duhen sy inteligjentë të në kapaciteti që kalon ato njerëzore për të patur info në kohë reale mbi territorin e vendit tonë", tha Rama.

Ambicien për të patur dy satelitë në orbitë 'Albania1' dh e'Albania2', Rama e bëri me dije dje në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës.

Basha reagoi me ironi duke thënë se kjo është taktikë për të ruajtur statuskuojë.

"Ti lideri global i satelitëve ku njerëzit nuk paguajnë dot 2 patate dhe  qepë. Kjo është statuskuoja që ju doni të flisni për satelitë kur njerëzit vuajnë", tha Basha një ditë më parë.

Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Satelitët artificialë janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2.000 deri në 35.000 km nga sipërfaqja e Tokës. Në orbitë ata rrotullohen rreth tokës.

Sateliti i parë i dërguar në orbitë ishte Sputnik 1 në 4 tetor 1957. Pas tij u dërguan dhe shumë satelitë të tjerë. Sot në orbitë ndodhen rreth 4000 satelitë të dërguar nga njeriu. Pasi e mbarojnë misionin e tyre ata fillojnë të zvogëlojnë lartësinë duke u futur në atmosferën e tokës dhe duke u shpërbërë, por ka dhe raste kur ata arrijnë deri në sipërfaqen e tokës, këto hyrje në atmosferën e tokës shpesh herë janë të kontrolluara nga njeriu, i cili komandon momentin në të cilin sateliti do të “bjerë”. Më pak se 10 % e satelitëve që rrotullohen në orbitën e tokës janë funksionalë, të tjerët janë mbeturina që enden në orbitë. Masat e këtyre satelitëve variojnë nga disa ton deri ne disa kg.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Kryesia/ Rama i vë vijën e kuqe socialistëve: Administrata nuk është pronë e Partisë Socialiste, harrojini punësimet në shtet


/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton