Shqipëria së shpejti do të ketë një zyrë për kimikatet. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, gjatë një takimi të zhvilluar me Agjencinë Suedeze të kimikateve. Klosi tha se krahas kësaj zyre, duhet edhe një sistem i menaxhimit të rrezikut në mënyrë që të evidentohet çdo gjë.
"Ka nevojë për disa hapa, për hetime dhe zbatime te legjislacionit shqiptar me atë të BE. Na duhet një axhendë se si do ta implementojmë. Na duhet që çdo gjë ta evidentojmë dhe ta bëjmë transparente", tha Klosi.
Ndërkaq së shpejti pritet edhe hartimi i “listës së kufizimeve”, e cila do të përcaktojë substancat që ndalohen rreptësisht për parandalimin e rrezikut në mjedis dhe popullatë.