Operatorët turistikë në Shqipëri kanë kërkuar nga autoritetet e vendit për të krijuar kushte konkurruese për udhëtarët rusë. Në veçanti, ekziston një mundësi për të krijuar një strategji për zhvillimin dhe promovimin e turizmit shqiptar.

Operatorët turistikë thonë se duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara midis Rusisë dhe Turqisë Shqipëria ka një shans historik për të fituar terren në tregun rus. 

Sipas një eksperti rus, i specializuar në turizmin shqiptar, plane të tilla janë tepër ambicioze në situatën aktuale gjeopolitike.

"Megjithëse Shqipëria nuk disponon bazë hoteliere të larmishme dhe cilësore si Turqia apo Egjipti, por ka plazhe të qeta dhe të pastra në Jon e Adriatik. Së dyti, vendi nuk ka zhvilluar formatin e "all inclusive" aq të dashur nga rusët. Natyrisht, bregdeti shqiptar është plot me plazhet e virgjër dhe të qetë,dhe kostoja e akomodimit në hotele është shumë më e ulët se sa në destinacionet popullore evropiane. Por në përgjithësi, infrastruktura e udhëtimit në Shqipëri, duke përfshirë rrugët, transporti, hotelet ende lë shumë për të dëshiruar ", u shpreh eksperti .

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)