Kryetari i Knessetit, Parlamentit izraelit, Amir Ohana, ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për “guximin, qartësinë morale dhe angazhimin ndaj drejtësisë”, sa i takon shpalljes së Iranit si shtet sponsorizues i terrorizmit.
Në mesazhin e tij publikuar në median sociale X, Ohana shkruan se udhëheqja e Ramës dhe vendimmarrja e Parlamentit shqiptar janë shembuj të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar.
“Udhëheqja juaj vendos një shembull të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar. Faleminderit”, thekson kryetari i Knessetit.
Shqipëria u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Me 79 vota pro dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi një ditë më parë rezolutën e propozuar nga PS në të cilën thuhet se “Kuvendi i Shqipërisë shpall Republikën Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste në ndjekje të objektivave të tij të politikës së jashtme”.
\
Foto: Postimi i Amir Ohana në X
Komente






