'Shqipëria si Evropa', 27 vjet proces integrues, ëndrra që nisi në '91, kulmi me vizat në 2010

Përpjekjet e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, datojnë që në thirrjet e para “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”. Për herë të parë në vitin 1991 u vendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri–Komuniteti Ekonomik Europian dhe një vit më pas u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim ekonomik e tregtar.

Vetëm në vitin 1999 BE hodhi sytë nga Ballkani, kur propozoi Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Në 31 janar 2003 Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, një nga njerëzit më përkrahës të Shqipërisë, hapi zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes BE dhe Shqipërisë, marrëveshje e cila u nënshkrua tre vjet më vonë, në vitin 2006 në Luksemburg. 

Vetëm një muaj më vonë, (27.07.2006) kjo marrëveshje  u ratifikua nga  Kuvendi i Shqipërisë, marrëveshje e cila hyri në fuqi tre vjet më vonë, në 1 prill 2009. 27 ditë më pas, Shqipëria dorëzoi kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Tashmë Shqipëria edhe anëtare e NATO-s ishte më e besueshme për Bashkimin Evropian. Në 3 maj 2010 Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri zhvilloi në Bruksel takimin e parë, dhe pak muaj më vonë, në 15 dhjetor 2010 Bashkimi Evropian hoqi vizat për Shqipërinë në Shengen, duke ju dhënë shqiptarëve dhuratën më të prekshme deri tani në këtë kalvar të gjatë përpjekjesh integruese për një jetë më të mirë. 

Në fund të vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me kusht kryerjen e reformës në sistemin gjyqësor dhe në administratën publike, dhe një vit më pas ky rekomandim u përsërit, por pas dritë jeshile nga Këshilli i Ministrave. 

Shqipëria e mori statusin zyrtar “kandidat për anëtarësim” nga Këshilli Europian më 27 qershor 2014. Në mars 2015, në takimin e pestë "Takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë" midis Shqipërisë dhe BE, Komisioneri i BE për Zgjerimin (Johannes Hahn) vendosi kusht për negociatat 5 prioritet, kryesisht reformën në drejtësi. 

Parlamenti shqiptar miratoi amendamentet kushtetuese mbi reformat e drejtësisë më 22 korrik 2016, por më pas gjithçka u frenua pasi Gjermania rezervoi të drejtën për të mos e zgjeruar BE-në deri në 2018. 

Nëse në qershor na hapen negociatat, vendi do të nisë një punë të fortë reformuese në kontroll tejet të rreptë nga Brukseli, deri në arritjen e standardeve që i japin të drejtën e anëtarësimit të plotë, fazë e cila mund të zgjasë disa vjet. 

Datat Kyçe në BË:
1991: Vendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri–Komuniteti Ekonomik Europian.

Maj 1992: Nënshkruhet Marrëveshja mbi Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik mes Komunitetit Ekonomik Europian dhe Shqipërisë.

Maj 1999: Bashkimi Europian propozon Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.
Nëntor 2000: Takimi i nivelit të lartë i zhvilluar në Zagreb lançon Procesin e Stabilizim-Asocimit për 5 shtete të Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.

Qershor 2001: Komisioni rekomandon ndërmarrjen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë. Këshilli Europian i Goteborgut ftoi Komisionin të prezantonte projektdirektivat për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

21.10.2002: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së miraton projektdirektivat për negocimin e MSA-së dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së me Shqipërinë.

31.01.2003: Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi hap zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes BE dhe Shqipërisë.

12.06.2006: Në Luksemburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.

27.07.2006: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ratifikon Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri dhe Marrëveshjen e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.

1.04.2009: Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri.

28.04.2009: Shqipëria dorëzon kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

3.05.2010: Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri zhvillon në Bruksel takimin e parë.

15.12.2010: Hyn në fuqi regjimi i lëvizjes së lirë pa viza në hapësirën Shengen për qytetarët Shqiptarë të pajisur me pasaporta biometrike.

10.10.2012: Komisioni Europian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me kusht kryerjen e reformës në sistemin gjyqësor dhe në administratën publike dhe rishikimin e Rregullores së Kuvendit.

16.10.2013: Komisioni Europian i rekomandon Këshillit që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.

12.11.2013: Takimi i parë i Dialogut të Nivelit të Lartë BE–Shqipëri për prioritetet kyçe.

24.06.2014: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian vendosi unanimisht për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili u miratua nga Këshilli Europian më 27 qershor 2014.

Në mars 2015, në takimin e pestë "Takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë" midis Shqipërisë dhe BE, Komisioneri i BE për Zgjerimin (Johannes Hahn) vendosi kusht për negociatat 5 prioritet, kryesisht reformën në drejtësi.  Parlamenti shqiptar miratoi amendamentet kushtetuese mbi reformat e drejtësisë më 22 korrik 2016, por më pas gjithçka u frenua pasi Gjermania rezervoi të drejtën për të mos e zgjeruar BE-në deri në 2018. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë