Dita e 7 e vaksinimit masiv, 500 policë vaksinohen në 'Air Albania', në të gjithë vendin nis procesi për më shumë se 13.000 uniforma blu! Manastirliu: Së shpejti nisim me mbi 60 vjeçarët

Mijëra efektivë policie në të gjithë vendin do të nisin të marrin nga sot vaksinën anti COVID. Procesi nis nga Tirana në stadiumin 'Air Albania'. Lajmi i vaksinimit të policëve u dha dje nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu gjatë një vizite në Berat. Rama, Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan procesin mëngjesin e sotëm në 'Air Albania'. 

11.800 janë punonjësit e policisë së Shtetit dhe Garda e Republikës ka 1300. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu tha se është bërë një ndarje e të gjitha ditëve.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se çdo ditë pranë Air Albania do të vaksinohen nga 500 punonjës policie të gjitha reparteve.  Vaksinimi vijon paralelisht edhe me punonjësit e policisë në drejtoritë vendore në rrethe, përveç Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, e cila ka vaksinuar punonjësit pak ditë më parë. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm është vaksinuar e gjithë kupola drejtuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me vaksinën anti COVID forcat e policisë. 500 efektivë policie do të vaksinohen këtë të shtunë në ambientet e stadiumit Air Albania. Janë kryesisht efektivë të Forcave të Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Përgjatë gjithë periudhës së pandemisë, përveç bluzave të bardha që kanë qenë në vijën e parë të zjarrit, efektivët e policisë kanë qenë grupi tjetër i radhës i rriskut. Për 13 muaj pandemi si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 28 punonjës policie, të cilët nuk kanë mundur t'i shpëtojnë virusit të rrezikshëm. Ndërkohë, të infektuar deri më tani në total janë regjistruar më shumë se 2 mijë efektivë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin ndërkohë që nga totali prej 172.486 vaksinimeve të bëra mbi 100 mijë janë gjyshe dhe gjyshër. Po dje nisi edhe procesi i vaksinimit të gazetarëve dhe operatorëve i cili do të vijojë çdo ditë në orën 15:00 në sheshin "Skënderbej".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Manastirliu: Së shpejti nis vaksinimi për 60 vjeçarët

 

Së shpejti do të nisë vaksinimi edhe për grupmoshën mbi 60 vjeç. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka inspektuar nga afër qendrat e vaksinimit masiv në Vlorë.

“Jemi duke u përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e riskut”, tha Manasitliu.

Ajo u shpreh se qytetarët të cilët nuk kanë marrë akoma një njoftim nga mjeku i familjes vetëm me kartë identiteti mund të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit.

"Gjithashtu portal E-Albania mundëson dhe aplikimin për të gjithë personat që nuk janë vaksinuar.  Të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç që nuk janë njoftuar nga mjeku i familjes në të gjithë qendrat e vaksinimit mjafto që të paraqitet me kartë identiteti për tu vaksinuar dhe do të regjistrohet nga mjeku që ndodhet në qendrën e vaksinimit. Mjeku i familjes është e rëndësishme q ëtë vijojë me njoftimin e të gjithë qytetarëve të tij dhe të gjithë të jenë të informuar dhe asnjë të mos ngelë pa u njoftuar”, ka thënë ndër të tjera Manastirliu.

 

Ora 12:58
Rama nga Roskoveci përmend artikullin e ‘NYT’: Sinovac, vaksina që renditet e para, po e përdorin edhe familjet mbretërore të Lindjes së Mesme

 

Nga Roskoveci ku ka inspektuar sot qendrën ku po vaksinohen të moshuarit, Kryeministri Edi Rama në komunikim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministren Manastirliu vlerësoi vaksinën kineze ‘Sivonac’.

Ai përmendi një artikull të New York Times për vaksinën kineze, që renditej e para.

"Dje kishte nxjerrë New York Times një artikull, ku kjo vaksinë ishte e para. Ishte e para. Dhe gjithë këto Mbretëritë e Lindjes së Mesme, këtë vaksinë bëjnë. Turqia po ashtu. Janë rreth 50 vende që bëjnë këtë. Po rritet numri i vendeve që e bëjnë", tha Rama.

Ora 12:50
Pas Tiranës e Kukësit, nis edhe në Shkodër vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe efektivëve të policisë

 

Pas Tiranës dhe Kukësit, ka nisur vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe efektivëve të policisë edhe në Shkodër.

Vaksinimi i gazetarëve të terrenit në Tiranë nisi që ditën e djeshme, ndërsa sot vijon paralelisht me vaksinimin e efektivëve të policisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin ndërkohë që nga totali prej 172.486 vaksinimeve të bëra mbi 100 mijë janë gjyshe dhe gjyshër.

Ora 10:09
Nis vaksinimi i policëve edhe në Kukës, 165 efektivë vaksinohen sot

Paralelisht me Tiranën, ka nisur vaksinimi i efektivëve të policisë edhe në Kukës. Ditën e sotme e marrin vaksinën e COVID-19 165 efektivë të komisariatit Kukës dhe 22 efektivë të policisë bashkisë.

Në Kukës deri më tani janë bërë mbi 2600 vaksina nga kalendari kombëtar i vaksinimit, ku 500 prej të vaksinuarve janë bluza të bardha të Kosovës.  

Ora 10:00
Çdo ditë do të vaksinohen 500 policë, procesi për Tiranën mbyllet të enjten me 3000 të vaksinuar

 

Çdo ditë pranë Air Albania do të vaksinohen nga 500 punonjës policie të të gjitha reparteve. Procesi pritet të përmbyllet për Tiranën deri ditën e enjte me rreth 3000 mijë efektivët e Tiranës. Vaksinimi do të vijojë paralelisht edhe me punonjësit e policisë në drejtoritë vendore në rrethe, përveç Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, e cila ka vaksinuar punonjësit pak ditë më parë. Sot janë vaksinuar e gjithë kupola drejtuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Entela: 03/04/2021 10:47

    Me shume nevoj kan policet se sa Populli me probleme shendetsore. Ne gjithe bote behet ndryshe. 28 policat nuk krahasohen me 1500 veta me probleme shendetsore edhe kronike qe kan vdekur nga virusi

    Përgjigju
    • Lala: 04/04/2021 10:57

      Pse police sjan njerez? Nuk e meritojn te vaksinohen e te vazhdoj detyren e tyre ne sherbim te komunitetit.bile bible pensionistet sduhen vaksinuar te parat por ata qe dalin perdit ne pun e levizin rroten e economis ata duheshin vaksinat te paret

  • Daje Ceni: 03/04/2021 10:38

    O Sefgjin e ke gabim ky popull sa me shume ta rrahesh aq me fort te do A nuk ishin keta qe pretendojne te marrin pushtetin ata qe vrane 26 dhe plagosen mbi 300 vete ne Gerdec? A nuk ishin ata qe vrane para 10 vjetesh 4 qytetare ne 21 Janar 2011? Votoni prape qe te vijne ne pushtet qe te shkaktojne Gerdece dhe 21 Janare te tjere

    Përgjigju
  • Sefgjini: 03/04/2021 09:16

    PS KA SYNIM VAKSINIM MASIV DHE PERFUNDIM TE D3MECE TE TERMETIR NDERSA OPOZITA KA SYNIM QE TE VDESE SA ME SHUME SHQIPTAR DHE TE QENDROJ NEN RRENOJAT W TERMETIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja