“Albania go your own way”, kështu është quajtur aktiviteti i zhvilluar në kalanë e Lëkursit në Sarandë, në kuadër të Shqipërisë turistike 2016 dhe masat e ndërmarra nga qeveria për të mikpritur fluksin gjithnjë në rritje të turistëve dhe vizitorëve në të gjithë vendin.
Kryeminsitri Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet tha se me investimet e bëra për herë të parë, pas dekadave të tëra të lëna në harresë, në fshatra turistikë të bregut të jugut ka sjellë një pamje krejtësisht të transformuar dhe tërheqja për turistët shumë herë më e madhe.
Megjithatë ndonëse vlerësoi arritjet e deritanishme në sektorin e turizmit, kryeministri theksoi se mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim.
“Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të sjellë në këtë zonë investime që nuk kanë ardhur më parë. Investime që synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejtë vetë bashkitë dhe të rrisin kapacitetin e tyre, për të pasur më shumë fuqi tërheqësi për turistët. I kemi dhënë mundësi që nuk i kanë pasur më parë, qoftë bashkisë së Sarandës, të Delvinës, bashkisë së Gjirokastrës e Tepelenës, kemi filluar edhe me Konispolin e Finiqin, sikurse jeni dëshmitarë që Himara ka pësuar një transformim të konsiderueshëm. Qeparoi po ashtu. Vazhdojmë me projektin e ndërhyrjeve të rëndësishme në Vuno, Dhërmiun e Sipërm, në Jalë dhe në Dhërmiun e Ri.”

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi përmes shifrave, faktoi interesin e shtuar vit pas viti të turistëve dhe vizitorëve, për të eksploruar Shqipërinë.
“Mund të themi me shumë kënaqësi që ne kemi arritur të kemi rreth 3 milion e 950 mijë turistë në vitin 2015. Kemi rritur numrin e turistëve që na vijnë nga vendet europiane me 12%. Kemi pasur një rritje të katër mujorit të parë të 2016 me gati 14% të numrit të turistëve, prandaj projeksionet janë shumë të mira për këtë vit. Siç thotë edhe Shoqata Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtarëve ne pretendojmë për këtë vit që kontributi i turizmit në GDP të jetë më i lartë dhe pretendojmë të japim 5500 vende të reja pune në turizëm.”

Foto të tjera..
Për ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj përveç masave të cilat janë ndërmarrë nga Ministria në këto 3 vjet tha se, do të shtohet numri i qendrave shëndetësore për të zgjeruar mbështetjen me shërbim shëndetësor.
“Këtë vit do të vazhdojmë të mbështesim urgjencën turistike 24 orë gjatë gjithë bregdetit. Këtë vit kalojmë me 25 qendra shëndetësore, për të zgjeruar mbështetjen, në bazë të kërkesës që kishim edhe në Kelmend edhe në Kala të Dodës edhe në Prespë. Këtë vit priten të paktën gjysmë milioni më shumë turistë, që do të thotë çdo ditë do të kemi 1500 turistë më shumë në vendin tonë. Nga data 1 korrik kemi një qasje te re të flotës të autoambulancës në të gjithë territorin e vendit për të qenë sa më pranë qendrave turistike.” tha ai.
* * *
Këtë qershor, Himara turistike, gjithnjë e preferuar për turistët vendas dhe ata të huaj, ofron një pamje krejt tjetër nga ajo e dhjetorit të vitit të kaluar, kur nisën punimet për ndërtimin e shëtitores së re buzë detit, një projekt në përfundim e sipër, i cili rrit vlerat atraktive Himarës. Nëpërmjet një ndërhyrje arkitekture, në peizazhin dhe mobilimin urban, shëtitorja ekzistuese, zëvendësohet me vijën natyrale lidhëse te detit me shtëpitë ne vijën e pare ne breg.
Shëtitorja e re, duke nisur nga objektet e vijës se pare, i përafrohet një shkallareje drejt detit me gjatësi mbi 350m, elemente 2.5 deri 5 te gjere me pjerrësi dhe zbritje, që mundësojnë aksesin për gjithkënd duke e shfrytëzuar atë për aktivitete te ndryshme, nga plazhi e deri ne koncerte apo te tjera evente kulturore. Kryeministri Rama inspektoi ecurinë e punimeve, që do të përfundojnë së shpejti.
* * *
Shëtitorja buzë detit, në Qeparo, është një investim i rëndësishëm, i cili do të rrisë ndjeshëm atraksionin, jo vetëm të turistëve të huaj, por edhe pushuesve të përhershëm vendas, të cilët për herë të parë e shohin Qeparoin, krejtësisht të shndërruar nga pikëpamja infrastrukturore. Shëtitorja shtrihet buze detit me gjatësi 1200 ml. Punimi i saj prej guri karakteristik te zonës është një risi në infrastrukturë.
Ndër të tjera, punimet përfshijnë ndërtimin e mureve anësore mbajtës, 1 ure druri dhe një ure betoni, ndriçim dekorativ, mobilim urban sistemime anës detit si dhe ndërtimin e 10 shatërvanëve me sistemet përkatëse te furnizimit me ujë si dhe 3 sheshe brenda shëtitores me sipërfaqe 1600m2. Ndërtimi saj është përkrahur nga banoret e zonës dhe operatore te ndryshëm turistik.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Kryeminsitri Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet tha se me investimet e bëra për herë të parë, pas dekadave të tëra të lëna në harresë, në fshatra turistikë të bregut të jugut ka sjellë një pamje krejtësisht të transformuar dhe tërheqja për turistët shumë herë më e madhe.
Megjithatë ndonëse vlerësoi arritjet e deritanishme në sektorin e turizmit, kryeministri theksoi se mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim.
“Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të sjellë në këtë zonë investime që nuk kanë ardhur më parë. Investime që synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejtë vetë bashkitë dhe të rrisin kapacitetin e tyre, për të pasur më shumë fuqi tërheqësi për turistët. I kemi dhënë mundësi që nuk i kanë pasur më parë, qoftë bashkisë së Sarandës, të Delvinës, bashkisë së Gjirokastrës e Tepelenës, kemi filluar edhe me Konispolin e Finiqin, sikurse jeni dëshmitarë që Himara ka pësuar një transformim të konsiderueshëm. Qeparoi po ashtu. Vazhdojmë me projektin e ndërhyrjeve të rëndësishme në Vuno, Dhërmiun e Sipërm, në Jalë dhe në Dhërmiun e Ri.”

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi përmes shifrave, faktoi interesin e shtuar vit pas viti të turistëve dhe vizitorëve, për të eksploruar Shqipërinë.
“Mund të themi me shumë kënaqësi që ne kemi arritur të kemi rreth 3 milion e 950 mijë turistë në vitin 2015. Kemi rritur numrin e turistëve që na vijnë nga vendet europiane me 12%. Kemi pasur një rritje të katër mujorit të parë të 2016 me gati 14% të numrit të turistëve, prandaj projeksionet janë shumë të mira për këtë vit. Siç thotë edhe Shoqata Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtarëve ne pretendojmë për këtë vit që kontributi i turizmit në GDP të jetë më i lartë dhe pretendojmë të japim 5500 vende të reja pune në turizëm.”

Foto të tjera..Për ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj përveç masave të cilat janë ndërmarrë nga Ministria në këto 3 vjet tha se, do të shtohet numri i qendrave shëndetësore për të zgjeruar mbështetjen me shërbim shëndetësor.

VIDEO