‘Shqipëria turistike’/ Çifti zviceran hap restorant buzë liqenit të Mursisë në Konispol: Shqipërinë e zbuluam gjatë pushimeve, turizëm special

Mursia është një fshat piktoresk ndërmjet Butrintit e Konispolit dhe ofron mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit. Këtë mundësi po e shfrytëzon një çift zviceran, bashkë me mikeshën e tyre shqiptare, Mirën që kanë hapur një restorant buzë liqenit të Mursisë.

“Erdhëm në Shqipëri sepse e zbuluam atë gjatë pushimeve, na pëlqen vendi na pëlqen natyra ndaj vendosëm të investojmë këtu dhe jo në bregdet. Këtu ka një lloj turizmi special, njerëzit nuk duan vetëm vendet e mbyllura dhe të zhurmshme ata duan të ecin me biçikleta buzë liqenit apo të ngjiten në mal”, u shpreh Stefan.

Çdo ditë është një sfidë për Stefanin dhe Kristinën, të cilët u duhet të mësojnë gjuhën e zakonet shqiptare. Kristina na tregon se kanë përshtatur menynë, mes tradicionales e modernes.

“Kemi shumë ushqime internacionale, kemi karpaco me mjaltë dhe portokall. Nga kuzhina shqiptare kemi dy ushqime që pëlqehen shumë në restorant. Pulë me makarona dhe tavën me levrek”, tha Kristina.

Turistët e huaj që vizitojnë bregdetin e Sarandës janë të interesuar për të eksploruar dhe zonat përreth.

“Po kërkonim të largoheshim nga turma në bregdet dhe gjetëm këtë vend në google map. Ushqim ekselent dhe njerëz të qeshur”, thotë një turist.

Fshati Mursi i Bashkisë Konispol shtrihet në lindje të fushave të Rrahut dhe Vrinës, të cilat janë mbushura me mandarina, pranë ka liqenin dhe malin e Milesë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mimi: 08/08/2023 15:54

    Në Mursi ka vetëm një ujëmbledhës bujqësie. Nuk është liqen. Ky ujëmbledhës shërben për vaditjen e tokave. Çfarë bën ai çifti në verë kur i shterret uji nga vaditja? Bën turizëm?

    Përgjigju
  • Maldive: 08/08/2023 09:41

    https://www.google.com/search?client=ms-android-samsung-ss&sca_esv=554714570&q=Maldive&tbm=isch&source=lnms&sa=X&ved=2ahUKEwjv77KLx8yAAxVGZmwGHfCtAPwQ0pQJegQICRAB&biw=384&bih=724&dpr=1.88

    Përgjigju
  • Mursia: 07/08/2023 19:21

    I sistemon shpejt e shpejt Mira keta,cdo investitor i huaj ne fund ka ngren golin nga ortaku shqiptar.Se zgjasin shume keta pa ja u bere malore qe te ikin vet dhe i mbetet "mikeshes".

    Përgjigju
    • Mira: 08/08/2023 17:06

      Shqiptaret se bejne dot ?duhet te vijne te husky te gatuajne ushqimet tradicionale?

    • estref: 08/08/2023 10:25

      cil mir more? mos fol kshu more, mira eshte manovratore pasioni ci ka keta

  • besi: 07/08/2023 16:17

    Nja një vit do u zgjasi biznesi këtyre, sa tu shkojnë grabitësit me dhe pa uniformë zyrtare që ti rrjepin të gjallë, e ti lidhin te porta e hyrjes. Nuk të lejnë shqipot kokëcepash të punosh, duan dhe ata përqindjen e tyre apo haraçin mujor.

    Përgjigju
    • miri: 07/08/2023 18:11

      Ka ik koha e kokecepesave, nje pjese te mire i ke pas hekurave

  • Plaku: 07/08/2023 14:48

    Po vetëm me lokale e turizëm do të bëhet ky vënd.Ndnjë uzin,fabrik,kombinat se kemi goxha pasuri që po i japim badiava.

    Përgjigju
    • Parruca: 07/08/2023 17:21

      Fabrikat fatkeqesisht i ka mbyllur dhe Europa jo me ne. Cdo gje prodhohet ne Kine e vende te tjera te Azise. Ne Europe prodhohet vetem teknollogji e larte, dhe kete te fundit edhe po te duan nuk prodhohet dot ne Shqiperi se ka nevoje per punonjes super te kualifikuar.

    • gjergji: 07/08/2023 15:15

      O plak:nuk kemi kapacitete profesionale per ato qe thoni.Teknollogjia e larte ka perparuar shume, si rrjedhim mungesa e fuqis puntore e kualifikuar super vishtireson mundesin e ndonje investimi industrial.Kemi qene e vazhdojme te jemi(megjithe perparimet e dukeshme te viteve te fundit) vendi me i prapambetur e fukara ne Europe e djallezuar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv