‘Shqipëria turistike’/ Çekët kuriozë për tunelet komuniste të Kukësit! Turistja: Aventurë shumë e bukur

Nën qytetin verilindor të Kukësit, shtrihet një qytet misterioz me tunele të nëndheshme, që regjimi komunist i ndërtoi nga frika e pushtimit nga ish-Jugosllavia, gjë që nuk ndodhi kurrë. Sot këto tunele të braktisura po zgjojnë interesin e turistëve...

Ne takojmë një grup turistësh çekë që vizitojnë Kukësin jo vetëm për bukuritë natyrore por dhe për historinë. Me fëmijë të vegjël për dore, grupi i turistëve nën drejtimin e një guideri lokal kalojnë mes shtigjeve në vendin e quajtur Lugu i Keq, ku ndodhet një nga hyrjet për në qytetin nëntokësor.

Është një aventurë jo pak e rrezikshme të futesh në këto tunele të braktisura, që ende nuk janë kthyer në një muze.

“Unë jam Jana nga Republika Çeke. Ne kemi ardhur në Shqipëri bashkë me familjen për 2 javë dhe do vizitojmë disa qytete. Mendoj që Kukësi ka natyrë shumë të bukur, malet gjithashtu dhe të gjithë na kanë ardhur në ndihmë. Të jem e sinqertë, për tunelet e nëndheshme kishim pak frikë. Duhet të ishin pak më të mëdha por ishte një aventurë shumë e bukur për të gjithë ne”.

Për herë të parë në Kukës janë edhe Japupi dhe Tereza nga Republika Çeke që i takuam në shëtitoren e qytetit. Ata janë të impresionuar me Alpet, por kanë disa kritika për jetën urbane.

"Do të qëndrojmë veç një ditë. Këtu ka shumë ndryshim nga Republika Çeke, për shembull qentë. Ka kudo qenë nëpër rrugë ndërkohë tek ne jo. Këtu është dhe më nxehtë, por gjithsesi po kënaqemi. Çmimet e ushqimeve janë më të lira se në Çeki.

“Kemi udhëtuar nga Thethi në Valbonë dhe më pas tentuam në pikën më të lartë të Jezercës, por nuk e ngjitem dot se kishte ende dëborë në maja. Por Alpet janë fantastike edhe lumi shumë blu... do vijmë përsëri”, shprehen turistët.

Këtë sezon veror Kukësi ka përjetuar një rritje të dukshme të turizmit malor, duke numëruar 5930 turistë në dy muaj. Pasuritë e shumta natyrore e kanë bërë atraktiv për vizitorët vendas të huaj.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 06/08/2023 05:31

    tunelet e kukesit dhe te elbasanit te kthehen si bunkarti..ne tirane...

    Përgjigju
  • Tafil: 05/08/2023 21:43

    Te nderuar turiste. Nese jeni merzitur me tynelet tona komuniste, kemi plot muze te tjere me pasardhesit e enverizmit, madje ti shikoni live. Nga Kryeministria tek Policia, nga SPAK tek Ushtria. Per kafe kaloni ka bashkia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion