Shqipëria u mund 4-1 nga Franca/ Duka: Dy fjalë për tifozët 'Vip' dhe ata kuqezi

Shqipëria u mund 4-1 nga Franca/ Duka: Dy fjalë për tifozët 'Vip' dhe ata kuqezi

TIRANË- Kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin e thellë 4-1 nga Franca, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020. Një ndeshje e cila ishte një zhgënjim për çdo tifozë kuqezi, e cila është vijimësi e rezultateve negative që ka siguruar kombëtarja jonë kohët e fundit. Nisur nga komentet zhgënjyese nga tifozët, ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Ai shkruan se kombëtarja nuk po përjeton një periudhë të mirë, por pikërisht në këto ditë duhet të ketë mbështetjen më të madhe nga tifozët dhe jo ta braktisin atë.

"Dy fjalë për tifozat Vip dhe ata kuqezi

Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip ) të Kombëtares Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi : " KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA" . Është një mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtuquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.

Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t'u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer "tortën e suksesit" me shpejt se dhe vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë...Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit..Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar", shkruan Duka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 09/09/2019 08:10

    Jo u mund por u degjenerua!

    Përgjigju
  • Sam: 09/09/2019 05:07

    Kjo qe ndodhi ne ndeshjen me perfaqesuesen franceze,ishte e priteshme per futbollin shqiptar,por u be shume buje per nje pike,ndoshta edhe fitore (??),shume qesharake,dhe ne qender eshte qesharak z.Duka,presidenti i f.sh.f. dhe ne vazhdimesi jane shuplaka te nxehta per te,sepse ai e menaxhon kete ecuri,por futbolli shqiptar eshte me lart se rezultstet dhe futbollistet jane per t ‘u thene bravo per sakrificat e lodhjen!!

    Përgjigju
  • Populli: 08/09/2019 23:05

    O hajdut qe e shkaterrove futbollin tani do te shesesh edhe emrin e stadiumit kombetar sikur e ke pronen tende ne vend qe te mbash pergjegjesine per Kombetaren ku e ke cuar merr edhe guximin duke u bere haptazi antishqiptar qe thua pse pergezoni Kosoven per sukseset qe po arrin Ty te vret fakri qe Kosova 10 vjecare ka 15 ndeshje pa u mundur ty nuk te shqeteson ajo qe Kombetarja Kuq e Zi me ndeshjet qe po zhvillon e me drejtuesit qe ka te quhet Kombetarja Turp e faqezeze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit