Shqipëria U-18 fiton me moshatarët e Malit të Zi

Shqipëria U-18 fiton me moshatarët e Malit të Zi

Kombëtarja U-18

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-18 fitoi 2-0 me moshatarët e Malit të Zi, në miqësoren e zhvilluar këtë të martë në "Reshit Rusi" të Shkodrës. Skuadra e drejtuar nga Ardi Behari bëri një paraqitje të mirë, duke shënuar me golat e Erald Krasniqit dhe Zylyf Muçës.

Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri, Zylyf Muça, Arlind Kurti, Enriko Deri, Ardit Nuredini, Orgito Ruci, Daniel Tarko, Leonard Muça, Erald Krasniqi, Luis Buzi dhe Asim Salo.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 0-0, me djemtë e Baharit që nuk gjetën rrugën e rrjetës. Në minutën e 66 të ndeshjes, Erald Krasniqi debutoi me gol për kuqezinjtë, duke khyer në gol një penallti të fituar nga Orgito Ruçi. Në minutën e 70 goli i Zylyf Muçës dyfishoi për kuqezinjtë U-18 me një goditje nga brenda zonës.

Të enjte në kompleksin e Federatës Malazeze të Futbollit do zhvillohet miqësorja e dytë mes dy skuadrave, me tanët që kërkojnë sërish triumfin. Dueli merr jetë në 13:00.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë