Shqipëria vend tranziti për emigrantët, Softa: Cenohet siguria kombëtare, terroristë të ISIS mund të zgjedhin këto rrugë

Aksidenti tragjik i Këlcyrës ku humbën jetën 7 emigrantë të paligjshëm bashke me shoferin që po i transportonte, ka ngritur shqetësimin për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm në vend.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ngriti shqetësimin për kalimin tranzitor të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, teksa tha se cenohet siguria kombëtare.

Sipas Softës jemi të ekspozuar nga grupet terroriste, që mund të përdorin këto rrugë kalime, me qëllim destabilizimin në vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

‘Vazhdon territori shqiptar të përshkohet nga individë që janë akomoduar në struktura të ndryshme. Një pjesë e tyre nuk posedonin dokumentet. Mjete ku i presin tranzimi nëpërmjet makinash dhe kalimi jashtë territorit. Ky është shqetësim nga vendet e BE-së. Jemi të ekspozuar nga grupe të ISIS, të cilët përdorin këto rrugë për të kaluar.

Elementë të sigurisë kombëtare janë të cenuara. Na shqetësojnë elementët e sigurisë aq më tepër që jemi në një luftë hibridë ku shumë vende kërkojnë destabilizm të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Mund të përdoret dhe ushtria për kontroll të përbashkët të kalimit në pikat kufitare.’- tha Softa.

Avokati Arbër Hoxha tha për gazetaren Rovena Neziri se duhet një politikë e duhur penale.

‘Përafrimin me legjislacionin e BE e kemi të fortifikuar, por menaxhimi i kufirit nuk bëhet vetëm nga ligji Nuk kemi një helikopter të monitorojë kufirin. Këto pikat kufitare numërohen me gishta të dorës se ku kalojnë këtë emigrantë të paligjshme. Burimet njerëzore janë të pakta. Ka një raport  të zhdrejtë midis kërkesës dhe ofertë. Pika kryesore mbetet logjistika. Para vitit ’90 kemi pasur menaxhim të mirë të kufirit me rrëzimin e sistemi diktatorial në Shqipëri është futur kush ka dashur. Sot kush transporton emigrantë rrezikon 15 vite burg, por a e zgjidh kjo situatën e që hasim në terren. Duhet një politikë e duhur penale.’- tha Hoxha.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore