Platforma World Atlas ka publikuar 10 vendet më të varfra në Evropë. Kjo faqe përdor bazën e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas të dhënave për vitin 2025, Shqipëria është renditur si vendi i pestë më i varfër në Evropë, pas Bosnje e Hercegovinës.
Matja është bërë sipas barazisë së fuqisë blerëse. Renditja mat PPB për person sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), të shprehur në dollarë.
“Shqipëria ka qenë një nga ekonomitë me performancën më të mirë në këtë listë gjatë viteve të fundit, me një rritje mesatare vjetore të PBB-së rreth 4% gjatë periudhës 2022–2025, e nxitur kryesisht nga bumi i turizmit. Vendi priti rreth 11.7 milionë vizitorë ndërkombëtarë në vitin 2024 (më shumë se katër herë popullsia e tij), ndërsa rritja u udhëhoq kryesisht nga turistët italianë dhe gjermanë.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së turizmit, sfidat strukturore mbeten serioze: një popullsi që po plaket me shpejtësi, emigrimi në shkallë të gjerë i qytetarëve në moshë pune, aktiviteti i vazhdueshëm i sektorit informal dhe sundimi i dobët i ligjit vazhdojnë të ndikojnë negativisht në produktivitet. Shqipëria hapi negociatat për anëtarësim në BE në korrik 2022, ndërsa zyrtarët e BE-së e kanë përmendur vazhdimisht si një nga vendet kandidate më të avancuara për anëtarësim para vitit 2030”, thuhet në raport.
Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Europë me 20,400 dollarë PBB për frymë.
Sa i përket Serbisë, që renditet e teta, ndonëse përshkruhet si ekonomia më e madhe nga ish-republikat jugosllave në këtë listë dhe me bazën industriale më të zhvilluar mes tyre, një nga pengesat kryesore i përmendet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Komente







