Shqipëria vendi me nivelin e infeksionit më të lartë në rajon! Masat mjaftojnë? 

Shqipëria vendi me nivelin e infeksionit më të lartë në rajon! Masat mjaftojnë? 

Shqipëria ka treguesin RT më të lartë në rajon, gjë që konfirmon faktin se Covid përhapet akoma shumë dhe se masat e parandalimit të marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme. Treguesi RT tregon numrin e personave që cdo i sëmurë infekton mesatarisht. Që pandemia të ulet, është e domosdoshme që vlera e RT të jetë më e ulët se 1.00. Sipas të dhënave të analizuara nga një sistem ndërkombëtar, që nga 1 dhjetori (e dhëna më e fundit e disponueshme) Shqipëria kishte një tregues RT 1.11, pra më të lartë se Maqedonia e Veriut (1.04), se Mali i Zi ( 1.00) dhe se Kosova (0.75). Italia, që javët e shkuara kishte një tregues RT 1.7 me mbi 30.000 raste të reja infektimesh për ditë, falë masave të mbylljes së plotë të vendosur nga qeveria në shumë krahina të vendit, arriti të zbresë në një RT 0.87. 

Në Shqipëri është shumë i lartë edhe numri i tamponëve pozitivë në raport me numrin e tamponëve të bërë. Pak ditë më parë u arrit rekordi i pozitivitetit me 30 përqind ndërsa në Itali (për shembull) tashmë është nën 10%. 

Problemi i Shqipërisë është se masat e parandalimit të vendosura nga komiteti shkencor dhe të pranuara nga ministria e shëndetësisë janë të pakta (bare, restorantet për shembull që janë vendi kryesor i infektimit janë hapur dhe të mbipopulluar gjatë gjithë ditës), edhe ato pak nuk respektohen. Shumë refuzojnë të vendosim maskën, pavarësisht detyrimit të vendosur nga qeveria. Maskën e refuzojnë edhe disa politikanë që mosrespektimin e rregullave e kanë kthyer në strategji zgjedhore. Eshtë e pabesueshme, pasi për të fituar ndonjë votë, duket sikur shtyjnë njerëzit të vetëvriten.  

Mijëra vetë, sidomos të rinjtë, tregohen indiferentë ndaj rrezikut të vdekjes të infektuar nga Covid, duke e konsideruar veten mesa duket përmbi cdo rrezik dhe ndoshta të pavdekshëm. Papërgjegjshmëria e tyre nuk vë para rrezikut vetëm ata, por edhe të tjerë, duke nisur nga prindërit dhe miqtë.  

Covidi, sic shihet nga dhjetëra të vdekur në ditë edhe mes njerëzish të njohur, nuk kursen askënd dhe godet në mënyrë të padallimtë të pasur e të varfër, të rinj e të moshuar, dhe ndonjëherë duke shkaktuar simptoma të lehta, herë të tjera, duke vrarë në pak ditë njerëz në shëndet të plotë deri në atë moment. 

xy/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 10/12/2020 00:26

    Pse habi eshte kjo? E si te mos jete? Del nje rreze dielli,njerzit injorijne rrezikun,te gjithe tufe nga liqeni,pa maska,distance,si te mos infektohen? Sot protesta paqesore e te ardhmes se vendit,shifeni pas disa ditesh sa do jene te infektuar pre asaj mase shtazoresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!