Shqipëri ‘vendi i nderit’ në panairin e turizmit në 'Berlin 2025'

Shqipëri ‘vendi i nderit’ në panairin e turizmit në 'Berlin 2025'

Mirela Kumbaro

Shqipëria është zyrtarisht vendi i nderit i panairit më të madh global të turizmit ITB-Berlin 2025. 

Nga kryeqyteti gjerman, ku po zhvillohet dita e dytë e këtij panairi, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe CEO i "Messe Berlin", Mario Tobias nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen që e bën Shqpërinë  “Host Country 2025”. 

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nis një program promovimi njëvjeçar që përfundon marsin e ardhshëm, i cili e kthen vendin tonë në epiqendrën dhe temën e eventit më të rëndësishëm botëror të turizmit dhe turoperatorëve që mbahet çdo vit në Berlin.

Kumbaro u shpreh e lumtur që organizatorët gjermanë ftuan Shqipërinë të ishte vendi i nderit për ITB Berlin, ndërsa Mario Tobias, CEO i Messe Berlin dhe Deborah Rothe, CEO e ITB Berlin vlerësuan paraqitjen e Shqipërisë në panair me një program të larmishëm. 

Në edicionin e këtij viti Shqipëria merr pjesë me një koncept të ri të promovimit, me një ekip prej 26 turoperatorësh dhe 7 bashkish turistike që prezantojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse nën sloganin “Albania All Senses” potencialet, atraksionet dhe tregun shqiptar të turizmit.

Gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin, u nënshkrua edhe një tjetër marrëveshje e rëndësishme për Shqipërinë. Ditën e djeshme, ministrja Mirela Kumbaro dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili firmosën marrëveshjen e organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Evropën të UNWTO në Tiranë, në datat 7-9 prill.

UNWTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për rekuperimin e flukseve turistike gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 vendi ynë u vizituar nga 1 milionë vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara  nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren