Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët

Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët

Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës

Punimet për gazsjellësin e Korçës pritet të nisin brenda këtij viti. Pas përfundimit të dy studimeve të fizibilitetit projekti do të prezantohet për publikun në datën 5 mars dhe në muajin prill pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Azerbajxhanit për ti hapur rrugën fillimit të punimeve.

Lajmi u bë ditur nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo I cili takoi ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Hüseynov dhe përfaqësuesit e kompanisë SOCAR.  Ky projekt madhor do të ofrojë një zgjidhje përfundimtare për ngrohjen gjatë dimrit.

“Është një projekt shumë i rëndësishëm për ne, qoftë për familjarët, të cilët do të kenë një alternativë shumë të mirë për ngrohje dhe miqësore me mjedisin, por edhe për bizneset, që do të kenë mundësi të mbulojnë kostot e tyre të proceseve teknologjike që përdorin ngrohjen me një kosto shumë më të ulët sesa kanë pasur mundësinë të kenë deri tani”, tha Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë.

Projekti i gazifikimit do të pilotohet fillimisht në qytetin e Korçës dhe pritet që të përfundojë në vitin 2027 ndërsa synimi është për ta shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Komedia e një njeriu që është në hall

Spartak Ngjela: Komedia e një njeriu që është në hall