Rritja e bashkëpunimit midis Administratave Doganore Shqiptare dhe Italiane është theksuar gjatë takimit të dy drejtoreve të përgjithshëm të dy vendeve.
Drejtori i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, Benedetto Mineo, priti në Romë, në selinë e Agjencisë në Piazza Masai, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Arlind Gjokuta.
Gjatë takimit u diskutuan tema me interes të përbashkët në fushën e asistencës së ndërsjelltë administrative duke analizuar rezultatet e arritura në luftën kundër trafiqeve të paligjshëm në dy anët e Adriatikut. Të dy drejtuesit theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit si në nivel qendror, ashtu dhe në nivel lokal midis porteve me fluks të madh tregtar.
Gjithashtu u vlerësua rëndësia e pjesëmarrjes së përbashkët në projektet rajonale si SEED dhe INTERREG, që kanë si objektiv thjeshtësimin dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave, dhe në veçanti ndërmjet Porteve të Barit dhe Brindizit me portin shqiptar të Durrësit në optikën e zhvillimit të rrugës detare të Adriatikut Jugor, si një aks i rëndësishëm për lëvizjen e mallrave midis Azisë dhe Europës, shkruan ATA.
Ky takim i drejtorëve të përgjithshëm u organizua në kuadër të raporteve shumë të mira që karakterizojnë marrëdhëniet midis dy Administratave Doganore, të cilat vetëm gjatë 6 viteve të fundit kanë bashkëpunuar në tre Projekte Binjakëzimi, të financuara me 5 milion euro nga fondet e Bashkimit Europian, ku u përfshinë ekspertet e dy administratave doganore në një tërësi prej 3.550 dite pune.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.6%
-
I keq
10.5%
-
As i mirë as i keq
43.9%
Vota total: 57
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 1 janari, certifikatat e origjinës nga Doganat në mënyrë elektronike! Shtohen edhe 4 aplikacione të reja online
9 Tetor, 17:48
-
Fluks lëvizjesh në Kakavijë, në 24 orë kaluan mbi 10 mijë shtetas
24 Gusht, 10:40
-
Doganat, 1.1 miliardë euro për 6-mujorin, rritet konsumi i mallrave të akcizës
2 Korrik, 14:17
-
Murale në doganë/ Rrëfimi i Marias, artistes polake që po ‘vesh’ me lule Kapshticën
18 Qershor, 16:37
-
Raporti i doganave: Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe 450 mijë paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan vjet
8 Maj, 14:52
-
Nga sot, 5 shërbime te reja doganore përmes portalit e-Albania
30 Prill, 16:36
-
Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM
26 Prill, 16:29
-
Shqipëri - Itali firmosin memorandum bashkëpunimi: Komisioni i përbashkët doganor kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare
4 Prill, 14:40
-
FOTO/ Doganat bllokojnë 34 400 cigare elektronike kontrabandë në Portin e Durrësit! Ngarkesa nga Italia do shkonte në Kosovë
9 Shkurt, 14:14
-
15 mijë tonë mollë korçe stok, në treg shitet ajo nga Serbia e Greqia! Shoqata e Biznesit kërkesë Qeverisë: Rrisni për 3 muaj çmimin e referencës në dogana
7 Shkurt, 13:58
-
100 mln lekë dëm! Zhdoganonin mallrat që vinin nga Kina me fatura false, nën hetim 3 doganierë e 3 biznesmenë në Fier
31 Janar, 14:42
-
Fluksi në rritje në pikat kufitare për festat e fundvitit, Gazheli takim me kryetarët e Degëve Doganore, kërkon angazhim të shtuar
23 Dhjetor 2023, 10:25