Shqipëri-Kosovë marrëveshje për njohjen e viteve të punës! Denaj: Bashkëpunimi mes vendeve është katërfishuar

Punonjësit nga Kosova që punojnë në vendin tonë dhe e anasjelltas do t’ju njihen vitet e punës. Dakordësia është arritur në një takimi bilateral që ka zhvilluar Ministrja e Financave Anila Denaj me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale të Kosovës Skënder Reçica. Po ashtu është vendosur për të pasur një marrëveshje edhe në sektorin e punësimit profesional.

 “Marrëveshje për sigurimet shoqërore për të mundësuar që punësimi i bërë në vendet përkatëse të njihet për vite pune dhe të njihen si kontributet shoqërore”, pohoi Denaj.

“U dakordësuam për një marrëveshje për punësim dhe arsim profesional. Kjo do të unifikojë tregun e punës në një farë mënyrë. Ekipet profesionale pas dakordësimit të marrëveshjes dhe pas firmosje në mbledhjen e dy qeverive do të sjellë përfitime për qytetarët këtej dhe andej. Ata s’do të kenë më vështirësi në banim. Ka barriera në lejen e punës dhe në lejen e qëndrimit. Jetësimi i kësaj marrëveshje afron Kosovën dhe Shqipërinë edhe më afër BE”, tha Reçica.

Njohja e viteve të punës dhe e kontributeve nga shtetet përkatëse ndikon direkt në nivelin e pensionit. Por ende nuk është vendosur nëse vitet e punës për të përfituar edhe pensionin në të ardhmen do të njihen që nga momenti i hyrjes në fuqi i marrëveshjes, apo do të njihen edhe vitet e mëparshme.

 “Ne së bashku do të shohim si negociatat përkthehen në shifra, por jemi të bindur se do të arrijmë një marrëveshje. Varet nga numri i personave dhe buxhetet, por vendet i njohin vitet e punës, kudo ku kanë punuar. Nëse vjen një punonjës nga Kosova, s’përfiton në vetëm ato 5 vite, por për kontributet. Duhet parë si do të realizohet nga ana ligjore,”-tha Denaj.

Të dyja marrëveshjet pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive. Sipas ministrave bashkëpunimi mes dy shteteve është rritur ndjeshëm, dhe se vetëm në vitin e kaluar shkëmbimet tregtare ishin në vlerën e 300 milionë eurove.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat