Shqipja në Greqi, mësuesit: Fëmijët e emigrantëve po harrojnë gjuhën amë, ja arsyet

 Shqipja në Greqi, mësuesit: Fëmijët e emigrantëve po harrojnë gjuhën amë, ja arsyet

Nxënës shqiptarë në Greqi

Shqiptarët që jetojnë në Diasporë kanë humbur interesin për të mësuar gjuhën shqipe, duke shkaktuar kështu një rrezik për humbjen e lidhjeve me shtetin amë. Në takimin e përvitshëm 4-ditor mes Shqipërisë dhe Kosovës që u zhvillua këtë javë në Tiranë u kërkua që politika  të bëjë më shumë për Diasporën, siç është regjistrimi i mësuesve dhe pajisja me tekste të unifikuara në gjuhën shqipe.

Një shqetësim i tillë u pohua në ditën e parë të seminarit edhe nga vetë ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i cili deklaroi se shqiptarët në Diasporë po shkojnë drejt harresës së gjuhës shqipe, pasi vetëm 10% e nxënësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mësojnë gjuhën shqipe. Përveç ministrave të arsimit të Shqipërisë Lindita Nikolla dhe të Kosovës Shyqiri Bytyqi, të pranishëm ishin edhe mësues shqiptarë që japin mësim në gjuhën shqipe në Diasporë.


(Mësuesët shqiptarë në Greqi)

Në punimet e seminarit të XIV mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Diasporë” të realizuar në Tiranë në 31 korrik – 03 gusht 2018, mori pjesë edhe Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” në Greqi, e cila u përfaqësua nga 6 mësueset dhe aktivistet: Jonida Mema, Aurela Konduri, Brunilda Toshkësi, Keti Toromani, Saimira Gjapi, Valbona Hystuna. Mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe është një ndër aktivitetet kryesore të Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” që në fillimet e saj.

Mësueset e shqipes në Greqi rrëfyen problemet dhe sfidat që ato hasin gjatë ushtrimit vullnetar të profesionit të tyre.

Së pari, parashtrojmë problemin e mungesës së hapësirave gjuhësore dhe kulturore në mjediset ku jetojnë, si dhe shkalla e ulët e informimit të komunitetit për burimet e caktuara që ekzistojnë për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në Greqi. Së dyti, problem përbën niveli i organizimit dhe pjekuria e komunitetit për të ofruar mësimdhënien e shqipes dhe për të ruajtur kulturën.

Së treti, pengesë bëhet hapësira politike (kuadri ligjor) që të ofron vendi pritës për të realizuar projekte mësimore si dhe mundësitë reale që ka vendi i origjinës për të realizuar këto projekte. Së katërti, por njëkohësisht problem tepër parësor mbetet furnizimi me bazën materiale, si dhe veshje dhe kostumet popullore, të cilat shërbejnë për promovimin e kulturës tonë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për të inkurajuar vetë nxënësit në pjesëmarrje.

Së fundmi, njohja e diplomave të universiteteve shqiptare pengon procesin e zyrtarizimit të gjuhës së prejardhjes në Greqi, për shkak të mungesës së akreditimit të universiteteve shqiptare. Ky ngërç i bën mësuesit tanë të ndihen më të pasigurt për të kërkuar të drejtën e tyre në ushtrimin e profesioni.
/Koha Jonë/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silva: 04/08/2018 04:07

    Po ca iu duhet shqipja ne Greqi? Te mesojne ta flasin bukur ata qe jetojne ne Shqiperi mjafton! Gjuha e origjines apo ndonje tjeter plus fliet ne familje dhe jo rrugeve te vendit prites pasi shqipja num eshte zyrtare atje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania